Krasniqi: Po, do jemi pjesë e UEFA-s

  • 03 May 2016 - 11:47
Krasniqi: Po, do jemi pjesë e UEFA-s

Ramiz Krasniqi, trajneri i futbollit është shprehur optimist dhe i lumtur për ditën e sotme.

“Duhet të kesh një motiv jashtëzakonisht të madh,për të vazhduar më tutje. 3 maji ditë që na jep shpresë të madhe neve atyre që e donë sportin. Ky do të jetë falënderimi më i madh për ata që kanë dhënë kontributin e tyre përpara. Ata kanë dhënë shumëçka, sakrificë, para etj. Jam optimist jashtëzakonisht i madh dhe them që PO do të jemi pjesë i UEFA-së,” ka thënë Krasniqi për Klan K.

(Kosova Sot)