Samir Ujkani- futbollistëve kosovarë: Vendlindja ju thërret!

  • 03 May 2016 - 13:51
Samir Ujkani- futbollistëve kosovarë: Vendlindja ju thërret!

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani është shprehur i lumtur me pranimin e Kosovës në UEFA.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje futbollistëve të tjerë si Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka që të kthehen në ekipin e Kosovës.

“Ka qenë për ne një mëngjes i hershëm sepse e kemi pritur të gjithë vendimin e UEFA-së dhe ta them të drejtën jam pa fjalë. Sapo e kam marrë lajmin dhe jam shumë i emocionuar”, deklaroi Ujkani për SS Kosova.

“Jam shumë i kënaqur sepse këtë vendim e kemi pritur të gjithë kosovarët dhe tash jemi gati të ju tregojmë të gjithëve se çka është Kosova dhe sa talentë ka. Kam një mesazh për futbollistët e tjerë të Kosovës, vendlindja thërret”, shtoi ai.

(Kosova Sot)