Kosova, rrugëtimi zyrtar nisi në vitin 2014

  • 03 May 2016 - 14:20
Kosova, rrugëtimi zyrtar nisi në vitin 2014

Me njohjen zyrtare nga ana e UEFA-s, përfaqësuesja e Kosovës do të nisë një rrugëtim të ri edhe pse hapat e parë në arenën ndërkombëtare i hodhi dy vite më parë. Në 2014-ën, Kosova zhvilloi ndeshjen e parë miqësore falë dritës jeshile të marrë nga institucionet e futbollit ndërkombëtar, edhe pse nuk u lejua që skuadra të përfaqësohej nga simbolet zyrtare. Ky ishte hapi i parë i madh drejt përfaqëesimit në arenën e futbollit ndërkombëtar. Miqësorja e parë e skuadrës së Bunjakit u zhvillua në datën 5 Mars të vitit 2014 kundër Haitit në stadiumin e rinovuar të Mitrovicës. Ndeshja u mbyll në barzim pa gola ndërsa në muajin Maj, stadiumin “Adem Jashari” e vizitoi Turqia për sfidën e dytë zyrtare ku miqtë triumfuan me rezultatin e thellë 6-1. Pak ditë më vonë, përfaqësuëesja e Kosovës luajti edhe miqësoren e parë zyrtare jashtë kufijve.

Në Gjenevë të Zvicrës, ishte Senegali që kaloi 3-1 skuadrën e Bunjakit, ndërsa në datën 7 Shtator në vitit 2014, Prishtina hapi dyert për ndeshjen e katërty miqësore kundër Omanit ku Kosova arriti të siguronte fitoren e parë me rezultatin 1-0. Do të duhej të kalonte më shumë se një vit që Përfaqësuesja e Kosovës të rikthehej në një test miqësor pasi në 10 Tetor të vitit 2015, Prishtinën e vizitoi Guinea Ekuatoriale që u dorëzua përballë Kosovës 2-0, ndërsa në 13 Nëntor të vitit të shkuar “Vëllazërorja” ndaj Shqipërisë kulmoi me një 90 minutësh historik ku përgaqesuesja më e re e kontinentit sfidoi kuqezinjtë e De Biasit, raporotn supersport 

Barazimi 2-2 kulmoi me festën në shkallët e stadiumit të Prishtinës ku mijëra të pranishëm ishin dëshmitarë të festës mbarëshqiptare. 6 miqësore zyrtare të njohura nga UEFA dhe FIFA që pasuan kalvarin e gjatë të Përfaqësueses së Kosovës, e cila është themeluar në vitin 1993 dhe që prej atij viti e deri në 2010-ën, Kosova luajti 6 ndeshje jo zyrtare mes të cilave 3 me Shqipërinë. Tashmë për Kombëtaren më të re të anëtarësuar me të drejta të plota në UEFA, nis një histori e re pasi miqësoret pa himn dhe flamur do të zëvendësohen nga përfaqësimi dinjitoz i Kosovës në arenën e futbollit ndërkombëtar.

(Kosova Sot)