Berisha: Kush është shqiptar do të vij e të luaj pa ftesë

  • 03 May 2016 - 14:36
Berisha: Kush është shqiptar do të vij e të luaj pa ftesë

Bernard Berisha është shprehur tejet i lumtur pas pranimit të Kosovës në UEFA

Anësori i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha, e ka cilësuar si ditë historike 3 majin, që u pranu Kosova në UEFA.

“Është një përgjegjësi më e madhe për ne. Besoj që të gjithë jemi të gatshëm për këtë aventurë të re dhe të japim gjithçka nga vetja. Është një ditë e veçantë që të gjithë e kemi prit që një kohë të gjatë. Sot të festojmë së bashku për këtë arritje historike. Kosova nuk ka nevojë që t’i dërgojë ftesë askujt. Kush është shqiptar do të vij e të luaj pa ftesë”, ka thënë Berisha.

(Kosova Sot)