Bunjaki: Kosova pjesë e kualifikimeve për botëror

  • 03 May 2016 - 14:37
Bunjaki: Kosova pjesë e kualifikimeve për botëror

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaku ka treguar për emocionet e tij pas pranimit në UEFA, ndërsa ka bërë të ditur se Kosova do të jetë pjesë e kualifikimeve për Botërorin Rusia 2018, por një gjë e tillë do të konfirmohet pas pranimit në FIFA.

Kosova sot është pranuar zyrtarisht në UEFA, me 28 vota pro, e 24 kundër.

“Gjithmonë kam pasur përgjegjësi si trajner i Përfaqësueses, por tani është kënaqësi pasi jemi pranuar. Ky është një moment i rëndësishëm, pasi kjo është pjesë e lirisë e për të kanë dhënë jetën shumë njerëz. Për këtë është bërë punë shumë e madhe, është një kënaqësi shumë e madhe, emocione të shumta”.

Ai ka thënë se nga nesër do të dalin me deklarata zyrtare për të treguar gjendjen aktuale në përfaqësuese.

“Nga nesër do të dalim me deklarata dhe do të tregojmë për gjendjen se ku gjendemi. Kemi shumë lojtarë që janë para kampionatit Evropian, dhe është një situatë shumë e ndërlikuar. Sporti ka fuqi ta ndryshojë botën, e ti bashkojë njerëzit”, ka thënë trajneri i Kosovës pët KTV-në.

Bunjaki ka thënë se Kosova do të jetë pjesë e kualifikimeve, por do të konfirmohet kjo pas pranimit në FIFA, Kongresi i së cilës mbahet më 13 maj,.

“Do të jemi në Grupin I për kualifikimet për Botëror, por, konfirmimi zyrtar do të vjen pas pranimit në FIFA”, është shprehur Bunjaku.

(Kosova Sot)