Ministri rus i sportit: Duhet ta respektojmë vendimin për pranimin e Kosovës në UEFA

  • 03 May 2016 - 14:50
Ministri rus i sportit: Duhet ta respektojmë vendimin për pranimin e Kosovës në UEFA

Ministri i Sportit të Rusisë, Vitaly Mutko, ka thënë se Rusia nuk ka votuar për pranimin e Kosovës në UEFA, por se  ai ka thënë se vendimi duhet të zbatohet, duke shtuar se demokracia nuk munde të mohet dhe se shumica vendosë.

Ndryshe e ka dhënë lajmin e përditshmja zvicerane BLICK.CH, duke pyetur se çfarë do të ndodhë me Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhaka të cilët aktualisht janë pjesë e Kombëtares Zvicerane në futboll.

Më ndryshe ka raportuar edhe e përditshmja zvicerane 20minuten.ch, duke ngritur në pikëpyetje çështjen se a do të qëndroj më në Kombëtaren e Zvicrës ylli shqiptarë nga Kosova Xherdan Shaqiri.

Portalet serbe B92 dhe telegraf.rs, kanë raportuar gjithashtu për ngjarjen duke thënë se Kosova tashmë është anëtare e UEFAS.

(Kosova Sot)