Eurosport: Kosova do të bëhet një nga kombëtaret më të forta në Evropë

  • 03 May 2016 - 20:41
Eurosport: Kosova do të bëhet një nga kombëtaret më të forta në Evropë

Televizioni sportiv ‘Eurosport’ ka shkruajtur rreth pranimit të Kosovës në UEFA.

Kosova më 3 maj u pranua si anëtari i 55-ti i UEFA-s, përkundër kundërshtimeve të forta dhe të vazhdueshme nga Serbia.

28 anëtarë të UEFA-s votuan pro Kosovës dhe 24 votuan kundër, pas një diskutimi të gjatë në Kongresin e UEFA-s.

Kanali i famshëm televiziv ‘Eurosport’, në uebfaqen zyrtare ka shkruar rreth pranimit të Kosovës në UEFA, duke shtuar se përfaqësuesja e Kosovës pas pranimit do të bëhet një ndër kombëtaret më të frikshme në Evropë.

‘Eurosport’ shkruan se ende nuk është e qartë nëse FIFA do të lejojë futbollistët kosovarë që të ndryshojnë kombëtare, pasi që rregullat e FIFA-s nuk e lejojnë këtë.

Por, spekulohet se FIFA mund të bëjë një përjashtim për Kosovën, ndërsa kjo pritet të ketë një ndikim të madh në kombëtaret e Zvicrës dhe të Shqipërisë, pasi që të dy këto kombëtare kanë numër të madh të futbollistëve kosovarë në skuadrat e tyre.

Në rast se ndodhë kjo, me përforcimet e yjeve si Granit Xhaka, Adnan Januzaj e Xherdan Shaqiri, ‘Eurosport’ shkruan se Kosova shumë shpejt do të shndërrohet një një nga ekipet më të mira të Evropës. 

(Kosova Sot)