Sigal Prishtina-Peja, finalja e madhe e “play-off”-it në Superligën e Kosovës

  • 03 May 2016 - 21:04
Sigal Prishtina-Peja, finalja e madhe e “play-off”-it në Superligën e Kosovës

Basketbollistët e Sigal Prishtinës kanë shënuar fitore në ndeshjen e katërt gjysmëfinale të “play-off”-it në Superligën e Kosovës kundër Bashkimit me rezultat 84:75 (3:1) në duelin e luajtur të martën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet,shkruan Kosova Sot Online.

Në këtë mënyrë Prishtina në finalen e madhe do të takohet me Pejën, e cila skuadër tashmë e ka eliminuar Trepçën në gjysmëfinale me rezultat 3:0 në seri.

Ndërkaq ndeshja e parë finale në mes Pejës dhe Sigal Prishtinës do të zhvillohet të dielën në “Karagaçi” me fillim nga ora 19:30. Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione e Kosovës, ndërsa aktualisht në fron është klubi bardhekaltër.

(Kosova Sot)