Ronaldo: Neymar do të luajë për këtë ekip

  • 04 May 2016 - 15:33
Ronaldo: Neymar do të luajë për këtë ekip
Ronaldo beson se Neymar do të mbetet në Barcelonë për një të ardhme afatgjate.

Ish sulmuesi i Barcelonës dhe Brazilit, Ronaldo beson se Neymar do të mbetet në klub për një të ardhme afatgjate.

Wagner Ribeiro, menaxheri i 24-vjeçarit ka theksuar se klienti i tij mund të transferohet në Paris Saint-Germain. Mirëpo, Ronaldo beson se Neymar do të vazhdojë të luajë në Barcelonë.

“Ai do të mbetet në Barcelonë”, deklaroi dy herë fituesi i Kampionatit botëror për “Canal+”.

“Nuk mendoj se Neymar do të largohet. Ai është shumë mirë i përshtatur në qytet dhe ekip. Nuk besoj se do të ndodhë një transferim i tij në Paris Saint-Germain, apo në ndonjë klub tjetër”, theksoi ai, përcjell “Lajmi.net”.

Ish sulmuesi i Santosit ka shënuar 54 gola në La Ligë në 91 paraqitje pas transferimit në Barcelonë më 2013.

 (Kosova Sot)