Shaqiri: Të shtunën luaj për Kosovën, të dielen për Zvicrën

  • 04 May 2016 - 21:05
Shaqiri: Të shtunën luaj për Kosovën, të dielen për Zvicrën

Pranimi i Kosovës në UEFA dhe çështja e futbollistëve kosovarë që luajnë në Zvicër, është tema kryesore e medieve evropiane.

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami, tani mund të kthehen të luajnë për Kosovën, pas pranimit në UEFA të kësaj të fundit.

E një pyetje rreth ndryshimit të Përfaqësueses në të ardhmen, ka zënë pak ngushtë Xherdan Shaqirin.

Shaqiri pak orë më parë, duke folur me tifozët e tij në ‘LiveStream’, është pyetur nëse tani do të luaj për Kosovën apo do të mbetet në Zvicër.

“Të shtunën do të luaj për Kosovën, të dielën për Zvicrën. Kjo do t’iu pëlqej të gjithëve”, i është përgjigjur me shaka Shaqiri tifozit të tij, shkruan watson.ch

Kosova dje u bë anëtarja e 55-të e UEFA, duke u votuar nga 28 shtete

(Kosova Sot)