Derbi madrilen në finalen e Evropës (Video)

  • 04 May 2016 - 23:43
Derbi madrilen në finalen e Evropës (Video)

Do të jetë Reali i Madridit kundërshtari i Atletikos në finalen e Ligës së Kampionëve 2016.

“Galaktikët” prenë biletën për duelin e 28 majit në “San Siro” pasi eliminuan Mançester Sitin në gjysmëfinale.

Pas barazimit pa gola në Angli, formacionit të Zinedin Zidanit i mjaftoi një autogol i Fernandos, i pafat në devijimin e një gjuajtjeje të Garet Bejlit në minutën e 20-të.

(Kosova Sot)