De Biasi: Kam dy vite pa folur me Taren

  • 05 May 2016 - 10:42
De Biasi: Kam dy vite pa folur me Taren

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ka përgënjeshtruar përsëri mundësinë e nënshkrimit me Lazion.

“Disa kohë më parë i kishapropozuar Tares disa nga lojtarët e mi, të cilët sipas meje mund t’i bënin punë Lazios. Nuk dua të përmend emra, por ikisha këshilluar disa elementë të mirë për objektivin e skuadrës, të cilët do të argëtonin shumë edhe publikun. Por pastaj zgjedhjet e tij ishin të ndryshme, nuk e di arsyen”, tha De Biazi për “Lalaziosiamonoi.it”. 

“Nuk ka pasur asnjë darkë mes nesh, nuk flas prej dy vitesh në telefon me Taren. Këshillat për të cilat ju fola më sipër, nuk janë të kohëve të fundit. U bë shumë kohë që nuk flas me Iglin”, tregoi De Biasi për marrëdhëniet e tij me drejtuesin shqiptar të Lazios.

(Kosova Sot)