Renditja e FIFA-s, ja ku pozicionohet Shqipëria (Foto)

  • 05 May 2016 - 14:50
Renditja e FIFA-s, ja ku pozicionohet Shqipëria (Foto)

Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka ndryshuar pozicion përsa i përket renditjes mujore të FIFA-s, duke u pozicionuar në vendin e 45-të.

Në prag të startit të kampionatit Europian kuqezinjtë e drejtuar nga De Biasi qëndrojnë më poshtë kombëtareve të tjera të Grupit A.

Zvicra renditet e 14-ta ndërsa Rumania pozicionohet e 19-ta e cila nuk ka ndryshuar pozicionin e mëparshëm.

Franca, vendi organizator i Kampionatit Europian të kësaj vere, është në vendin e 21-të.

Kujtojmë se kulmin e kulmeve në këtë renditje, Shqipëria e pati në muajin gusht 2015, vendin e 22-të në FIFA.

(Kosova Sot)

Screenshot_4-7-700x441