Mourinho e shokon Unitedin (Foto)

  • 05 May 2016 - 15:42
Mourinho e shokon Unitedin (Foto)

Mediat në Angli e kanë publikuar një lajm bombastik në lidhje me Mourinhon dhe Untiedin.

Sagës Jose Mourinho – Manchester United, i është shtuar edhe një lajm tjetër senzacional.

Sipas gazetarit Duncan Castles, i cili është i afërt me agjentin e Jose Mourinhos, Jorge Mendes, Unitedi i ka bërë Mourinhos ofertë për punën e trajnerit, mirëpo portugezi ka shokuar ‘Djajtë e Kuq’.

Mësohet se Manchester United i ka ofruar Mourinhos pozitën e trajnerit duke filluar nga vera e vitit 2017, por raportohet se portugezi e ka refuzuar këtë ofertë.

Kontrata e Van Gaal-it skadon në vitin 2017 dhe ende nuk ka ardhur asnjë konfirmim nga zyrtarët e klubit se ai do të shkarkohet nga puna këtë vit.

Mourinho nuk është i interesuar të presë dhe të qëndrojë jashtë menaxhimit edhe për një vit, andaj kjo ofertë nuk i ka pëlqyer aspak teknikut portugez.

Kjo sigurisht se nuk do t’u pëlqejë aspak tifozëve të Unitedit, e në veçanti nëse Van Gaal dështon të sigurojë kualifikimin për Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot)

mourinho-1

mourinho-1