A do pranojnë të luajnë me ekipet kosovare? Flasin klubet serbe

  • 05 May 2016 - 16:53
A do pranojnë të luajnë me ekipet kosovare? Flasin klubet serbe

Klubet e futbollit në Serbi nuk i shohin si problem ndeshjet ndaj skuadrave kosovare, pas pranimit të Kosovës në UEFA.

Zyrtarët e dy klubeve më të mëdha serbe, Partizan dhe Crvena Zvezda, kanë pohuar se nuk do të refuzojnë të luajnë ndaj skuadrave të Kosovës.

"Nëse na bie shorti me ndonjë ekip kosovar, nuk mund të mos e pranojmë ndeshjen pasi në të kundërtën na pret dënimi nga UEFA”, tha presidenti Crvena Zvezdas, Svetozar Mijailoviç. Ndërkohë kreu i klubit të Partizanit të Beogradit, John Curko, u shpreh se është “absurde të kundërshtojmë vendimin e UEFA-s”.

Kosova u anëtarësua të martën me të drejta të plota në UEFA, me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenim. Beogradi ka paralajmëruar se do të apelojë vendimin në Gjykatën për Arbitrazh Sportiv, në Lozanë të Zvicrës.

(Kosova Sot)