Liverpooli në finale të Europa League luan me Sevillan (Video)

  • 05 May 2016 - 23:23
Liverpooli në finale të Europa League luan me Sevillan (Video)

Liverpooli dhe Sevilla janë finalistë të këtij edicioni në garën e dytë më të rëndësishme evropiane, Europa League.

Skuadra e Jurgen Klopp ka arritur që më sukses të përmbys rezultatin e ndeshjes së parë 0:1 ndaj Villarrealit, duke i mposhtur thellë në ‘Anfield Road’, 3:0, pas një paraqitje të kompletuar.

Heroi i të kuqve doli të jetë sulmuesi Daniel Sturrdige, që shënoi dy golat e parë të këtij takimi, ndërsa sigurinë të vendasit e solli goli i Lallana, i shënuar në minutën e 80’.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në ‘Sánchez Pizjuán’, kampionët e këtij kompeticioni, skuadra e Sevillës, ka mposhtur 3:1 Shakhtarin, për të kaluar për të tretën herë në finale të Europa League.

Finalja e këtij edicioni do të luhet më 18 maj, në stadiumin ‘St. Jakob-Park’ në Bazel, në Zvicër.

(Kosova Sot)