Pas UEFA-s, radhën e ka FIFA

  • 06 May 2016 - 09:18
Pas UEFA-s, radhën e ka FIFA

Dalja nga izolimi ka hapur shumë punë për futbollin kosovar

Pranimi në UEFA e ka mbyllur një kapitull shumë të rëndësishëm për futbollin tonë, por në anën tjetër ka hapur shumë të tjerë. Tani duhen shumë investime dhe organizim më i mirë, në mënyrë që të përfaqësohemi denjësisht aty ku kemi ëndërruar për vite me radhë

Pranimi në FIFA e mbyll procesin e ndërkombëtarizimit

Nuk ka kohë për festë. Në fakt, Federata e Futbollit e Kosovës dje ka organizuar një koktej rasti, përmes të cilit ka përgëzuar dhe falënderuar të gjitha ata që ndihmuan në procesin e ndërkombëtarizimit të FFK-së në UEFA. Kjo do të jetë e tëra sa i përket Budapestit, pasi nuk kanë shumë kohë për festë. Federatën e Futbollit e pret shumë punë, pas pranimit në UEFA është fakt që e ka mbyllur një kapitull, por sigurisht që ka hapur shumë të tjerë. Tani i gjithë potenciali i këtij institucioni është përqendruar në pranimin në FIFA, gjë të cilën e shohin si më të lehtë, ndërsa pas kësaj nisin punët e mëdha, rreth krijimit të Përfaqësues së Kosovës, infrastrukturës dhe sigurisht organizimit më të mirë të futbollit. Në anën tjetër, klubet e Superligës qysh tani duhet të nisin të punojnë rreth plotësimit të kritereve për licencim në UEFA dhe pa dyshim për të ardhur deri atje nevojitet shumë punë dhe mund. Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, i udhëhequr nga kryetari Fadil Vokrri, është pritur dje nga ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Shala, me të cilën kanë diskutuar për rrugëtimin e saj deri te ky sukses. Gjatë takimit drejtuesit e futbollit tonë kanë kërkuar nga institucioni shtetëror investime... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)