Lacazette drejt Anglisë

  • 06 May 2016 - 11:22
Lacazette drejt Anglisë

Sulmuesi francez, Alexandre Lacazette po i përmbush të gjitha kushtet për tu transferuar në Angli.

Anëtari i Lyonit dhe Përfaqësueses së Francës ka qenë në gjendje të shkëlqyer dy edicionet e fundit në Ligue 1 dhe vlera e tij është rritur dukshëm.

Në Angli ai po kërkohet nga tri skuadra të mëdha që dy prej tyre do të luajnë në garat evropiane edicionin e ardhshëm.

Chelsea, Tottenham Hotspursdhe West Ham United janë ekipet që dëshirojnë transferimin e francezit.

Gjithsesi për ta lënë të lirë yllin e saj Lyoni po kërkon rreth 30 milionë euro.

(Kosova Sot)