Ja cilin yll nga City e përjashton Guardiola

  • 06 May 2016 - 13:06
Ja cilin yll nga City e përjashton Guardiola

Pep Guardiola pritet ta largoj nga Manchester City yllin francez, Samir Nasri.

Samir Nasri besohet se këtë muaj do t’i luaj dy ndeshjet e fundit në fanellën e ManchesterCityt.

Ish reprezentuesi francez pritet të largohet nga Etihad pasi trajneri i ri, Pep Guardiola nuk e pëlqen, përcjell Bild.

Por, Nasri, i cili ka kontratë me Cityn deri në vitin 2019 nuk do ta ketë të vështirë të gjej skuadrën e re.

Interesim për të kanë shfaqur ekipet si Juventusi, Spartak Moska, Marseille dhe Arsenali. 

(Kosova Sot)