Arteta te City, mundësi reale

  • 06 May 2016 - 20:38
Arteta te City, mundësi reale

Mikel Arteta sezonin e ardhshëm mund të veshë fanellen e Manchester City. Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger deklaroi se transferimi i mesfushorit te Citizens gjatë merkatos së verës është një mundësi reale.

Francezi pohoi se kontrata e 34-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta falenderojë si lojtar por edhe si lider. Wenger tha se Arteta është i lirë të bëjë çfarë të dojë edhe pse ndoshta do t’i duhet pak më shumë kohë për të marrë vendimin përfundimtar.

(Kosva Sot)