Berlusconi: Dy kushtet e mia për atë që duan të blejnë Milanin

  • 06 May 2016 - 21:45
Berlusconi: Dy kushtet e mia për atë që duan të blejnë Milanin

“Atyre që më thonë se ka ardhur koha ta shes, ju them se po përpiqem prej një viti.

Por “Milanin” dua ta lë në duar të sigurta, mundësisht italiane. Me këto kushte, çdo sugjerim është i mirëpritur”.

Kështu është shprehur presidenti i kuqezinjve të Milanit, Silvio Berlusconi, në një videomesazh në “Facebook”.

Kavalieri siguron tifozët kuqezinj se së shpejti do të gjejë një blerës, i cili do të jetë i aftë t’i japë klubit një të ardhme protagonistësh.

(Kosova Sot)