description

Anri: Kurrë më në kombëtare

Publikuar: E premte 30 Korrik 2010, 12:52 0 Komente

Sulmuesi i Nju Jork Red Buls, Tierri Anri, ka thënë se nuk do të kthehet kurrë më në kombëtaren franceze. Golashënuesi më i mirë i Francës, me 51 gola, pas përfundimit të Botërorit në Afrikën e Jugut, në të cilin “gjelat” inkasuan vetëm një pikë, deklaroi se pas 12 vjet paraqitjeje, largohet nga skuadra përfaqësuese.

“Edhe nëse përzgjedhësi Blank më fton, unë nuk do të luaj. Kurrë nuk do të kthehem në kombëtaren e Francës”, ka thënë Anri në intervistën për “L’Eqipue”.

Anri ishte në mesin e futbollistëve që gjatë Botërorit bojkotuan stërvitjet, për shkak se pas konfliktit me përzgjedhësin Raimond Domenek, sulmuesi Nikolas Anelka u dërgua në shtëpi. Franca në dy ngjarjet e fundit të mëdha (Evropiani 2008 dhe Botërori 2010) nuk ka shënuar asnjë fitore dhe u eliminua në fazën e grupeve.

Anri në Afrikën e Jugut nuk luajti shumë dhe zakonisht u inkuadrua nga banka e rezervistëve.

“Trajneri më largoi nga përbërja e parë dhe më mori shiritin e kapitenit, por unë i respektoj vendimet e tij.

Pa marrë parasysh këto, ne nuk luajtëm mirë në Botëror dhe kjo është më e rëndësishmja”, ka shtuar Anri, i cili me kombëtaren e Francës e ka fituar Botërorin e vitit 1998 dhe Evropianin e vitit 2000.

“Gjithmonë e kam dhënë maksimumin dhe jam krenar për këtë. Ndërgjegjja ime është e pastër. Jam i kënaqur që kam fituar gjithçka me kombëtaren”, ka përfunduar Anri.

Printo Dërgo
  • di

Komente

KARAKTERE TE MBETURA

arkivi i lajmeve