description

Khedira edhe zyrtarisht i Realit

Publikuar: E premte 30 Korrik 2010, 12:51 0 Komente

Skuadra gjermane, Shtutgart, ka konfirmuar në faqen zyrtare se mesfushori Sami Khedira, do të largohet nga klubi, për të kaluar te gjiganti spanjoll, Real Madrid. Sipas asaj që shkruan në Bild, 23-vjeçari kaloi në “Bernabeu” për një shumë prej 14 milionë eurosh, ndërsa thuhet të ketë nënshkruar kontratë pesëvjeçare. “Sami Khedira është një lider i vërtetë në fushë dhe ai e personifikon Shtutgartin. Për këtë arsye, nuk është lehtë ta lëmë atë të largohet. Sidoqoftë, nga ana tjetër, nuk kemi mundur t’ia mohojmë Khediras transferimin e ëndrrave te Real Madridi. Ne i dëshirojmë çdo të mirë te klubi i ri”, ka thënë drejtori i Stutgartit, Fredi Bobiç, në faqen zyrtare të skuadrës gjermane.

Printo Dërgo
  • di

Komente

KARAKTERE TE MBETURA

arkivi i lajmeve