Tortoshi: Kemi shumë të rinj, por janë ambiciozë
Pa marrë parasysh nëpër situatat që ka kaluar, Flamurtari vazhdon të mbetet skuadër e respektuar nga të gjithë rivalët në Superligë. Sikur shumica e klubeve kosovare edhe kuqezinjtë janë ballafaquar me “baticat dhe zbaticat” e tyre, të cilat, megjithatë, i kanë tejkaluar me sukses. Kështu pritet të ndodhë edhe në edicionin e ri, në prag të të cilit Flamurtari ka hasur në vështirësi organizative. Si pasojë e kësaj gjendjeje, prishtinasit në kampionatin që pritet të fillojë më 14 gusht, do të paraqiten me shumë ndryshime në krahasim me edicionin e kaluar. “Nga skuadra janë larguar shumë futbollistë, madje pikërisht disa prej atyre që e bartën barrën kryesore në lojën tonë gjatë kampionatit të kaluar. Valon Bajgora, Malësor Gjonbalaj, Shemsi Osmani, Desaret Dervishi, Labinot Jetullahu janë vetëm disa nga mungesat që do t’i kemi në kampionatin e ri. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë të mbulohet hapësira që është krijuar me largimin e tyre, por ne do të punojmë me përkushtimin më të madh dhe shpresojmë t’i realizojmë synimet tona”, ka thënë trajneri i Flamurtarit, Jusuf Tortoshi, i cili vetëm tri ditë më parë arriti marrëveshjen për të vazhduar punën me kuqezinjtë. Për një kohë kaq të shkurtër, ai e ka vështirë të japë një vlerësim të saktë për cilësinë e futbollistëve që aktualisht janë duke stërvitur me Flamurtarin. “Është e pamundur që për dy-tri ditë të kem një vlerësim real për cilësinë që e posedojmë.
Aktualisht në fondin tonë kemi shumë futbollistë që janë të rinj, por mjaft ambiciozë. Do të përpiqemi që së bashku me ta të nxjerrim maksimumin dhe jam optimist se nuk do të zhgënjejmë”, ka shtuar timonieri i kuqezinjve, i cili tash për tash nuk është i sigurt se do të ketë përforcime. “Është evidente se klubi nuk është në gjendje të mirë financiare, prandaj në këtë moment nuk mund të flasim për përforcime. Edhe nëse arrijmë të bëjmë diçka në këtë drejtim, fillimi i kampionatit është shumë afër dhe do ta kemi vështirë të komponohemi në mënyrën më të mirë”, ka theksuar Tortoshi.
Një rast të mirë për ta verifikuar formën e skuadrës së tij, ai e ka në ndeshjen e sotme miqësore me rivalin lokal, Prishtinën. Më herët Flamurtari i ka zhvilluar edhe dy ndeshje kontrolluese në të cilat e ka mundur Dritën (2:0) dhe ka barazuar me 0:0 me Hysin.
L. GASHI
- Trajnerët dhe GJYQTARËT!
- Muazaka: Ishte goli i karrierës sime
- Besa kërkon fitoren e tretë në shtëpi
- Robinjo: Dua finalen kundër Barcelonës
- Nadal dhe Marej në rrethin e tretë të US Open
- Bolt: Jam përtac, por do ta thyej sërish rekordin
- Sllovenët euforikë, mendojnë për gjysmëfinale
- Serbia e fitoi trilerin me Kroacinë
- Liria beson se do t’ia ndalë hovin Prishtinës
- Kabashi: Trofetë, jo me çdo kusht
- ashi i bindur për rezultate më të mira
- Kapelo: Di t’i bëj ballë presionit
- Inzagi: Dua ta tejkaloj Myllerin
- Prishtina, fitore me gola kontestues
- Flamurtari, sërish vetëm barazim
- “Minatorët” kthejnë duarthatë edhe Hysin
- Ferizaj më në fund shijoi fitoren
- Prishtina e bindur në fitore
- Benitez: Ngecim në aspektin fizik
- Alarmohen serbët - FBK-ja nuk pret të jetë në rend dite





ad_d.jpg)


Komente