• description

    Dashi

    Nganjëherë u jepni fare pak rëndësi ose aspak fakteve që nuk besonit se do t'ju shërbenin. Duke vepruar kështu do të mëkatoni duke lënë t'ju ikin nga duart shumë raste të mira. Mbrojini sytë nga pluhuri dhe nga era, nëse nuk doni t'i irritoni.

  • description

    Demi

    Nëse ndiqni shumë gjatë një ritëm të shfrenuar pa i lejuar vetes asnjë pushim, do të përfundoni duke i harxhuar të gjitha energjitë tuaja dhe do të gjendeni përtokë. Një dietë më e pasur me lëngje është pikërisht ajo që ju duhet.

  • description

    Binjakët

    Hëna në shenjën tuaj është e çekuilibruar nga harmia me Uranin, por do të bëjë gjithçka për të rezistuar, duke kërkuar mbështetjen me Saturnin dhe me stabilitetin tuaj të brendshëm. Mundohuni të hani ushqime të shëndetshme, mundësisht me përmbajtje biologjike.

  • description

    Gaforrja

    Duke mos ditur dhe duke mos imagjinuar se në çfarë drejtimi është mirë të lëvizni në këtë moment, bëni mirë të ndaloni dhe të evitoni lëvizjet e gabuara. E rëndësishme është që kjo situatë të mos vazhdojë gjatë sepse rrezikon t'ju dembelosë. 

  • description

    Luani

    Me humorin e mirë çdo terren bëhet i kalueshëm, edhe pse në fillim gjërat dukeshin jo premtuese, çdo gjë varet nga mënyra se si do t'i shihni ju gjërat. Provoni të pini sa më pak kafe dhe pije energjike, keni forcën e mjaftueshme për t'ia dalë mbanë.

  • description

    Virgjëresha

    Çdo pengesë që hasni në rrugën tuaj përpara duhet përballuar me dëshirën për të luftuar, sepse ju e dini mirë që edhe situatat e vështira mund të jenë të kalueshme nga një shpirt i fortë. Gabimi më i madh do të jetë të bini në një pesimizëm të kotë. 

  • description

    Peshorja

    Ndoshta ka ardhur momenti që pritnit për të avancuar në një kërkim ose për të shtuar aktivitetin tuaj. Nxirrni nga sirtarët tuaj planet e vjetra. Gjallëria dhe mirësjellja bëhen shenjat njohëse të karakterit tuaj. Vetëm kush ju njeh shumë thellë di që ju fshihni edhe kujtime të trishtueshme.

  • description

    Akrepi

    Sinqeriteti që keni treguar në lidhje me veten tuaj, duke refuzuar atë që nuk bën pjesë në idealet tuaja, përveçse ju ka sjellë të ardhura të mira nga pikëpamja ekonomike, ju dhuron një siguri të rëndësishme. Nëse dashurohen dy Akrepa, atëherë pasioni dhe zjarri nuk do të mungojnë.

  • description

    Shigjetari

    Bashkëpunëtorët që keni zgjedhur nuk do t'ju zhgënjejnë, sepse e dinë se me sa angazhim i dedikoheni çdo detaji të vogël. Duket se çdo gjë ikën, se gëzimet më të mëdha zgjasin vetëm një sekondë, duke mbetur përgjithmonë në kujtimet tuaja dhe duke iu dhënë forcë dhe shpresë. 

  • description

    Bricjapi

    Aftësia që keni fituar me kohën dhe me praktikën do të jenë shumë shpejtë të nevojshme për ju. Konfuzioni dhe paqartësia mund të vihen në rregull me pak programim, ndërsa ndaj mungesës së stimujve përgjigjet forca e vullnetit. 

  • description

    Ujori

    Në një rast tjetër, do të ishte interesante të ndalonit një moment, por sot duket se koha ecën shumë shpejt dhe nuk ju mbetet tjetër veçse t'i shkoni pas, duke evituar të bëni shumë pyetje tendencioze. Pak ajër i pastër ju bën mirë dhe përmirëson humorin tuaj po ashtu edhe gjendjen tuaj.

  • description

    Peshqit

    Sigurisht që është për shkak të Hënës në harmoni me Uranin, që dita sot sjellë atë ndjenjë rebelimi në lidhje me rutinën dhe çështjet e së përditshmes. Kështu që mos përçmoni gjestet e çdo dite, shërbejnë për t'ju ofruar gjëra të rëndësishme. 

arkivi i lajmeve