?2010 BMW ActiveHybrid X6?? testimi i parë
Sikur edhe që mund të pritej nga ‘BMW’-ja, automobili i ri hibrid i tij është përplot me teknologji të re.
Motori
Ajo me çka theksohet para së gjithash kjo veturë, është motori i saj i benzinës – V8 me vëllim 4.4 litra me mbingarkim të ajrit, i cili zhvillon 400 kuaj-fuqi, në çka i ndihmojnë edhe dy elektromotorë të sinkronizuar, me fuqi nominale prej 91 dhe 86 kuaj-fuqi. Ky kombinim i shkëlqyer i motorit të fuqishëm të benzinës dhe i elektromotorëve potentë, mundëson performanca të shkëlqyeshme, prandaj automobili “X6 ActiveHybrid” plotëson të gjitha pritjet për një ‘BMW’, duke përshpejtuar nga 0 në 100 km/h për vetëm 5,4 sekonda.
Harxhimet
Ajo që ka rëndësi kur flitet për automobilat hibridë, është harxhimi i karburanteve, por edhe lirimi i gazrave. “BMW” premton se automobili “ActiveHybrid”, krahasuar me versionin e rëndomtë, i cili vihet në lëvizje vetëm nga motori i benzinës, harxhon deri në 20% më pak me metodën e përzier të vozitjes. Një përmirësim i ngjashëm është arritur edhe në lirimin e dyoksidit të karbonit, prandaj “X6 ActiveHybrid” liron në atmosferë 231 gramë të C02 për kilometër, gjë që është rezultat me të vërtetë i mirë për një veturë të këtillë të madhe e të fortë.
Sistemi hibrid
Vet sistemi hibrid funksionon falë ndërruesit me dy shtigje të shpejtësive, i cili bashkon motorin e benzinës me elektromotorët. Kështu, te shpejtësitë e vogla përdoret vetëm një elektromotor, derisa për shpejtësi më të mëdha aktivizohet edhe elektromotori tjetër. Kjo bën që vetura në fjalë të jetë veturë hibride në plot kuptimin e fjalës, meqë është në gjendje që të lëvizë vetëm me anë të elektromotorit deri në shpejtësinë prej 60 km/h.
Energjia elektrike ruhet në bateritë ‘NiMH’ me kapacitet prej 2,4 kWh, të cilat mbushen me anë të rigjenerimit të energjisë gjatë frenimit. Po ashtu, bateria e ka edhe sistemin e saj të ftohjes me tretësirë, gjë që mundëson një temperaturë optimale të punës, si dhe një periudhë më të gjatë të ruajtjes së energjisë.
Specifikimet
Lloji i veturës: me motor përpara, 4x4, për 4 udhëtarë, me 5 dyer.
Çmimi bazë: 75,688 euro
Lloji i motorit: DOHC 32-valvule, 4.4 litra V-8, 400 kuaj-fuqi; 2 elektromotorë të sinkronizuar AC; sistemi i kombinuar zhvillon 480 kuaj-fuqi
Ndërruesi i shpejtësive: automatik
Dimensionet
Distanca ndërboshtore: 2,933 mm; gjatësia: 4,876 mm; gjerësia: 1,983 mm; lartësia: 1,689 mm
Performancat
Përshpejtimi nga 0 në 60 mph (milje për orë): 5.3 sekonda
Shpejtësia maksimale (e kufizuar): 210 km/h
Harxhimet:
EPA qytet/autostradë: 17/19 mpg (milje për galon)
- “Toyota RAV4 2.2 D-4D”
- “Toyota RAV4 2.2 D-4D”
- Automobili i ri “Porsche 911 Cabrio”
- “Lancia Ypsilon Black&Red”, përbindëshi kuqezi
- “Renault Twingo” i ri në Frankfurt
- “Lamborghini”, me edicione të tjera speciale
- “Opel” vjen me një automobil koncept dedikuar të rinjve
- “Hyundai” vjen me automobilin e ri “i30”
- “Lamborghini Gallardo LP570-4 Super Trofeo Stradale”
- Koncepti “Mercedes F 125!” në Sallonin e Frankfurtit
- ‘Hyundai Genesis Coupe’, thjesht i patëmetë
- Koncepti më i ri nga ‘Audi’ – ‘Urban’
- ‘Ferrari 458 Italia Spider’
- Testimi i ‘Opel Amperas’
- Yjet e BMW që do t’ju lënë pa frymë
- Premiera e modelit Fiat “panda”
- “2012 Volvo S60 T6 AWD R-Design”
- Përfundimisht paraqitet automobili “2013 Volkswagen Up!”
- ‘Opel Insignia 2012’ - me motor të ri dhe me karakteristika kulmore
- Paraqitet modeli i fundit i “Lamborghini”-t




ad_d.jpg)


Komente