description

?2010 Volkswagen Jetta TDI Cup Edition?

Publikuar: E mërkure 21 Korrik 2010, 21:38 0 Komente

Krahasuar me “Volkswagen Jetta”-n e parë të paraqitur në vitin 2005, “Jetta” e re është më e gjatë për 90 mm, gjë që shihet edhe nga hapësira më e madhe e brendshme, me më shumë vend për këmbët e udhëtarëve.

“Jetta” e re është e gjatë 464 cm, e gjerë 178 cm, e lartë 145 cm, derisa distanca ndërboshtore është 263 cm.

Pamja e “Jetta”-s së re nuk sjell befasi, por kjo as që është pritur nga “VW”.

 

Motorët

Në paletën e motorëve, në fillim do të gjenden motorët e benzinës 1.2 TSI me 105 kuaj-fuqi, 1.4 TSI me 122 kuaj-fuqi, 1.4 TSI me 160 kuaj-fuqi dhe 2.0 TSI me 200 kuaj-fuqi, si dhe motorët dizel 1.6 TDI me 105 kuaj-fuqi dhe 2.0 TDI, që zhvillon 140 kuaj-fuqi.

Në ofertë do të jetë edhe ndërruesi i shpejtësisë ‘DSG’ me pedal të dyfishtë, si dhe versionet më ekonomike “BlueMotion”, me sistemin “stop-start”.

“Volkswagen Jetta TDI” është një automobil shumë i mirë në esencë, prandaj befason fakti se sa më i mirë është modeli “TDI Cup Edition”. Suspensioni i transformon këtë “Jetta” nga një veturë modeste, në një ‘shoqërues të mirëfilltë’. Përkundër të gjitha përmirësimeve të bëra, nuk mund të thuhet se ato janë bërë në dëm të kualitetit të vozitjes. Kjo veturë vazhdon të mbetet shumë e përshtatshme për vozitje të përditshme. Ndoshta suspensioni ‘GLI’ duhet të jetë standard në “Jetta TDI”, sikur që “Golf TDI” ka bërë pajisje standarde suspensionin “GTI”.

 

Enterieri

Një ndryshim tjetër sinjifikant ka të bëjë me ulëset e veshura me pled (cohë e leshtë skoceze), të cilat duken më të përshtatshme dhe më të rehatshme sesa ulëset e rrafshëta të mbuluara me lëkurë nga modeli “2009 Jetta TDI Loyal Edition”.

“Jetta TDI Cup Edition” është sa sportive, po aq edhe komode, gjë që nuk haset shpesh te automobilat e këtij lloji. Gjatë testimeve, është parë se ky model i ri është edhe më i lehtë për t’u parkuar sesa “Four Seasons Jetta TDI”, apo edhe “Golf TDI”. Motori ‘turbo-diesel’ ofron mjaft fuqi, sidomos në kombinim me ndërruesin manual të shpejtësive. Dallimet midis modelit standard “Jetta TDI” dhe të këtij edicioni “Cup Sport” nuk janë edhe aq dramatike, gjë që mund të thuhet se është gjë e mirë.

 

Ndryshimet minimale

Sikur edhe me rastin e “Golf”-it, i gjeneratës së gjashtë, mund të thuhet se as “Jetta” e re nuk sjell risi të veçanta, të paktën sa i përket dizajnit dhe pamjes së përgjithshme.

Edhe pse karroceria tre-vëllimëshe, në shikim të parë, duket gati identike me atë të modelit paraprak, “Volkswagen” thekson se kësaj here “Jetta” është zhvilluar si model i veçantë, i pavarur nga “Golf”-i.

Pjesa e përparme është gati identike me atë të “Golf VI”, derisa linjat më të ashpra dhe më agresive bëjnë që pjesët anësore të “Jetta”-s së re të duken më elegante, duke krijuar përshtypjen e një automobili më të shtrenjtë. As pjesa e pasme nuk sjell ndryshime të mëdha.

Të gjitha modelet, me përjashtim të atyre me motor 1.2 TSI, do të ofrojnë mundësinë e ndërruesit të shpejtësive “DSG”, derisa më vonë priten edhe versionet ekologjike “BlueMotion”, me një harxhim më të vogël të karburanteve dhe me një lirim më të paktë të gazrave të dëmshme në ambient.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve