description

?2011 Ferrari 458 Challenge?

Publikuar: E mërkure 21 Korrik 2010, 21:38 0 Komente

Në takimin vjetor të agjentëve të shitjes të “Ferrari”-t në vendin Maranello, kjo kompani solli një befasi të vogël kur zbuloi yllin e saj më të ri automobilistik, “2011 Ferrari 458 Challenge”.

“Ferrari 458 Challenge”, sikur edhe modeli paraprak “430 Challenge”, është një hamshor i vërtetë i kësaj marke. Dhe, po ashtu, sikur edhe vetura para saj, “458 Challenge” është në ‘lidhje të ngushtë farefisnore’ me binjakun e saj të rrugës, “458 Italia”. Zyrtarët e “Ferrari”-t kanë deklaruar se motori V-8 i modelit “Italia”, me një vëllim prej 4.5 litra, do të vazhdojë që të prodhohet, duke zhvilluar 562 kuaj-fuqi me 9.000 rpm (rrotullime për minutë). Por, lakorja e momentit rrotullues do të jetë paksa më e ndryshme; “Ferrari” ka bërë disa ndryshime me qëllim të favorizimit të rrotullimit në shpejtësi më të vogla të motorit.

Sikur që zakonisht është rasti me çdo model të ri të “Ferrari”-t, pa marrë parasysh a bëhet me të vërtetë fjalë për ndonjë model të ri, apo për ndonjë edicion special, modeli i ri “Ferrari 458 Challenge” ofron risi të shumta teknologjike. Diferenciali electronik “E-Diff”, i cili tanimë përdoret te modeli 458, debuton në një model të tillë të veturave “Ferrari”. Është instaluar një suspension ‘garues’. Pesha e automobilit të ri është zvogëluar për shkak të përdorimit të materialeve nga fibrat e karbonit dhe të materialit të quajtur ‘Lexan’. “458 Challenge”, po ashtu ka edhe frerët e gjeneratës së re “Brembo”, të cilët debutuan në modelin “599XX”, si dhe sistemin e kontrollit ‘F1’, i cili i mundëson shoferit që të përcaktohet për metodën e vozitjes në rrugë të thata dhe me shi.

Prandaj, shtrohet pyetja: kush nga pasanikët do ta ketë fatin ta blejë këtë risi të “Ferrari”-t? E vetë “Ferrari” e ka përshkruar këtë veturë si të arritshme, si për shoferët profesionistë, po ashtu edhe për të tjerët, por kjo veturë nuk është për përdorim në rrugë. Fundja, a mund të paramendohet një automobil me 562 kuaj-fuqi në rrugët e rëndomta?

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve