description

?2011 Nissan Juke SL?, fjala e fundit e prodhuesit japonez

Publikuar: E marte 17 Gusht 2010, 21:24 0 Komente

“Juke”, modeli i ri në paletën e veturave ‘crossover’ të “Nissan”-it, kombinon masivitetin e automobilit sportiv ‘SUV’ me një stil sportiv. Dizajni i tij i guximshëm është rezultat i kërkesave që tregu i automobilave të vegjël të pasurohet me më shumë dinamizëm, karakteristikë e cila, sipas anketave, për momentin mungon. “Nissan” pret që 80% të blerësve të modelit “Juke” do të jenë konsumatorë të rinj të veturave “Nissan”, gjë që është edhe qëllimi i cili është arritur nga “Nissan” edhe me modelin “Qashqai”.

 

Dimensionet

“Juke” i ri është një automobil kompakt me gjatësi prej vetëm 4.135 mm, gjerësi prej 1.765 mm dhe me një lartësi prej 1.570 mm. Përkundër dimensioneve kompakte, distanca ndërboshtore prej 2.530 m premton një hapësirë të mjaftueshme në kabinë, por edhe një dinamikë të shkëlqyeshme të vozitjes.

Nga aspekti i dizajnit, pjesa e poshtme e “Juke”-s është e ngjashme me veturat sportive ‘SUV’. Gomat e mëdha, të gjera, distanca e madhe nga toka dhe pamja masive kombinohen me pjesën e epërme, e cila thuajse me të vërtetë i takon ndonjë veture sportive – me linja të larta anësore, dritare në ngushta anësore dhe me linja rënëse të kulmit, sikur që shihen te automobilat ‘coupe’.

 

Ngjashmëria

me veturat ‘coupe’

Përshtypjen e ‘coupe’-s e përforcojnë edhe më shumë dyert e pasme, me brava të fshehura në kornizat e tyre.

Pamja sportive vazhdon edhe brenda. Kabina, në të cilën dominon konsoli qendror, karakterizohet me ngjyra të shkëlqyeshme (metalik të kuqe, apo të hirtë). Dyert e pasme dhe hapësira e përshtatshme e gepekut, me ulëset që palosen, janë garanci e një veture praktike.

 

Motorët

Sistemi “All mode 4x4” është përmirësuar edhe më shumë, krahasuar me automobilat e mëparshëm të këtij prodhuesi.

Kur të fillojë shitja e këtij automobili, gjë që pritet të ndodhë në vjeshtë, do të jenë në dispozicion tre lloje të motorëve: një me naftë dhe dy me benzinë, ku të gjithë janë të përshtatur me normën ‘Euro 5’. Motori i dëshmuar me naftë, me vëllim 1.5 litra, me 110 kuaj-fuqi dhe me teknologji “common rail”, ofron karakteristika të shkëlqyeshme vozitëse falë momentit rrotullues prej 240 Nm, derisa motori i benzinës me vëllim 1.6 litra, gjendet në versionin me 117 kuaj-fuqi dhe në versionin me turbo mbushës dhe me injeksion direkt (DIG-T), me 190 kuaj-fuqi. Bëhet fjalë për njërin ndër motorët më të fuqishëm të kësaj klase.

 

Enterieri

Koha e kaluar në kabinë do të jetë më interaktive, falë “Nissan Connect”-it – audio sistemit të kombinuar me navigacion satelitor, me ekran të ndjeshëm në prekje, si dhe me sistemin kontrollues dinamik të “Nissan”-it, i cili i mundëson shoferit që t’i përshtatë funksionet dinamike të automobilit me dëshirat e tij.

Shpejtësinë prej 60 mph (milje për orë) ky automobil e arrin për 7.5 sekonda – pak më shpejt se vetura “Honda CR-V” — gjë që nuk është keq.

Edhe përkundër kulmit panoramik dhe ulëseve të veshura me lëkurë, ky automobil ka një peshë prej vetëm 1.319 kg, përafërsisht sa edhe modeli “Honda S2000”.

 

Anët pozitive

dhe negative

Anët pozitive: për një veturë me motor 1.6 litra, kjo është një veturë goxha e shpejtë; enterieri sportiv përshtatet me vozitjen sportive.

Anët negative: automobil tepër i vogël për familjet e madhësisë mesatare.

Veturat kryesore konkurruese:

* Kia Soul

* Nissan Cube

* Scion xB

* Scion xD

* Toyota Matrix

 

Specifikimet

Lloji i veturës: me motor përpara, ngrehë me rrotat e përparme, 5 udhëtarë, 5 dyer.

Çmimi bazë: 18.118 euro (23,300 dollarë)

Lloji i motorit: ‘turbo intercooled’ DOHC, 16-valvule, bllok dhe kokë të aluminit, injeksion direkt i karburantit.

Vëllimi i motorit: 1.62 litra, 1618 cc

Fuqia: 188 kuaj-fuqi; 5600 rpm (rrotullime për minutë)

Ndërruesi i shpejtësive: manual, me gjashtë shpejtësi

 

Dimensionet:

Distanca ndërboshtore: 2.52 metra; gjatësia: 4.12 metra; gjerësia: 1.76 metra; lartësia: 1.56 metra

Pesha: 1.319,5 kg

Përshpejtimi nga 0 në 60 mph (milje për orë): 7.5 sekonda

0 deri në 100 mph: 19.8 sekonda

Shpejtësia maksimale (e limituar) op speed (drag limited): 201 km/h

Harxhimet mesatare qytet/autostradë : 10.2/13.6 km/l

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve