“2012 BMW M6 Convertible” dhe “2013 BMW M6 Coupe”
Kësaj here ata kanë dalë me një qasje jokonvencioale. Modeli konvertibil është i pari si model për vitin 2012 dhe do të paraqitet në prill, në auto-shoun në Nju Jork. Modeli “M6 coupe” do të jetë model për vitin 2013, por megjithatë do të paraqitet një muaj më herët në “2012 Geneva Motor Show”.
Motori
Sikur që ishte rasti edhe me modelet paraprake M6, po ashtu edhe “coupe”-ja dhe konvertibili i ri kanë të përbashkëta thuajse të gjitha komponentët mekanikë me automobilin “BMW M5 super sedan”. Fuqinë për automobilin e ri “BMW M6” e siguron motori i njëjtë me atë të automobilit “M5”: një version i motorit “BMW’ S63Tue”, me injektim direkt, me vëllim 4.4-litra V-8. Ky motor zhvillon 560 kuaj-fuqi, gjë që dmth se motori i ri prodhon 10% më shumë kuaj-fuqi sesa motori “i pensionuar” 5.0-litra V-10 dhe është më efikas për 30%, thonë nga BMW.
Vozitja
Ndërruesi automatil me shtatë shpejtësi, i kombinuar me tërheqjen me rrotët e pasme, bën që modeli “M6 coupe” të arrijë shpejtësinë prej 100 km/h për 4.2 sekonda, derisa modeli “M6 convertible” për 4.3 sekonda; shpejtësia e të dy automobilave është e limituar në 250 km/h.
Në mënyrë që të mund të kontrollohet një fuqi e këtillë, “M6” ka rotorë të mëdhenj të frenimit. Ky automobil po ashtu do të paraqesë për herë të parë frerët e karbonit dhe qeramikës, si opsion.
Sikur edhe kushëriri i tij “M5”, po ashtu edhe automobili “M6” përfiton nga një diferencial “Active M”, i cili është bërë me qëllim të përmirësimit të vozitjes në sipërfaqe të rrëshqitshme, duke lehtësuar kontrollin mbi automobilin edhe gjatë kthesave të mëdha. Pajisja “Dynamic Chassis Control” mundëson vozitjen në tri mënyra: duke filluar nga “Comfort” deri te “Sport Plus”.
Pamja e jashtme dhe e brendshme
Forma themelore e modelit “BMW M6” marrë në përgjithësi është si ajo e automobilave bazë të Serisë 6, me përjashtim të disa karakteristikave, të cilat automobilit i japin një pamje garuese. Në fashën e përparme janë zgjeruar marrësit e ajrit, derisa pjesa e pasme përmban një shpërndarës të zi dhe një gyp të rrumbullakët të auspuhit.
Me qëllim që pesha të mos jetë tepër e madhe, disa pjesë të automobilit, duke përfshirë edhe dyert, janë bërë nga alumini. Modeli “M6 coupe” shkon edhe më tej, duke ardhur me një kulm prej fibrave të karbonit.
Edhe kabina e automobilit “M6” duket më e ngjashme me automobilat garues, duke filluar nga pjesët e bëra nga fibrat e karbonit, deri te ulëset speciale dhe pedalet tipike. Ndryshimet më të rëndësishme kanë të bëjnë me timonin dhe me konsolin qendror.
Shitja dhe çmimi
Modeli “2012 BMW M6” konvertibil do të dalë në tregun amerikan në qershor të këtij viti, derisa “2013 M6 coupe” vjen më vonë, gjatë verës. Informatat rreth harxhimeve dhe çmimit ende nuk janë bërë të ditura.
- ‘Opel Astra GTC’
- ‘Renault Twingo 1.2 Dynamique’, simboli i ri i kursimtarit urban
- ‘Mercedes SLS AMG’ - automobili me 720 kuaj-fuqi
- “Honda Civic 1.8” i gjeneratës së re
- “Lexus CT 200h”, automobili më i sigurt japonez
- “Rimac Concept One”, super-automobili elektrik kroat
- Gjenerata e dytë e automobilit “Hyundai i30”
- “Peugeot Urban Crossover Concept”
- “Audi” në Panairin e Automobilave në Pekin
- Koncepti “Audi A6 L E-tron”
- Një “anglez” tjetër i madh
- “Mini Cooper S Coupe” - i vogël,
- “Porsche” përgatit modelin “Macan” me 370 kuaj-fuqi
- Fotot zyrtare të konceptit “Citroen Numero 9 Concept 2013”
- “Opel Astra GTC” - automobili i gatshëm për gara
- Automobili i ri “Porsche Cayenne GTS” me 420 kuaj-fuqi
- “Dodge SRT Viper GTS”
- Risia e quajtur “2013 Cadillac SRX”
- “BMW i8 Concept Spyder”
- “BMW X1”, gati për Panairin e Nju Jorkut




ad_d.jpg)

Komente