“2012 Volvo S60 T6 AWD R-Design”
“Volvo” do të mund të ndalej me modelin “S60” pa fije problemi. Para një viti, kompania suedeze paraqiti modelin e shumëpritur të ri-dizjanuar të limuzinës së saj, i cili erdhi me karakteristika aq mbresëlënëse të vozitjes, sa që disa e emëruan “2011 All-Stars roster”. Suksesi i modelit “S60” ka qenë faktori primar që ka ndikuar në rritjen e shitjeve të “Volvo”-s për 28%.
Por, kjo nuk dmth se ky prodhues veturash do të rrijë tani duarkryq, duke u kënaqur me suksesin e arritur. “Volvo” ka për qëllim zgjerimin e mëtejmë të tregut të tij, duke plotësuar kërkesat e blerësve entuziastë. Kështu, për vitin 2012 Volvo paraqet modelin “S60 T6 AWD R-Design”.
Çfarë e bën këtë
automobil të ndryshëm
Në aspektin vizual, eksterieri i modelit “R-Design” dallon nga ai i modeleve “S60 T5” dhe “T6”, me grilat e zeza, spoilerët e pasmë dhe disqet karakteristike. Në kabinë bien në sy ulëset e veçanta sportive të veshura me lëkurë, me logon “R-Design”, pastaj timoni sportiv, pedalet sportive dhe takometri i kaltër.
Ndryshimet më të mëdha krahasuar me modelin “S60 R-Design” gjenden nën haubë.
Duke filluar me motorin ‘turbo’ S60 T6, inxhinierët e “Volvo”-s, në partneritet me “Polestar”, një kompani të pjesëve të automobilave sportivë, kanë modifikuar modulin e kontrollit të motorit, me qëllim të përmirësimit të rezultatit të punës së tij. Rezultat i kësaj është rritja e kuaj-fuqive për 8% (nga 300 në 325 kuaj-fuqi) dhe 9% rritje në tërheqje (nga 325 në 354 lb-ft), gjë që e bën modelin “S60 R-Design” më të fuqishmin që është prodhuar ndonjëherë nga “Volvo”. Inxhinierët e “Volvo”-s po ashtu kanë punuar edhe në shasinë e modelit “S60”. Ndryshimet përfshijnë përmirësimet në elasticitet, në gypat nxjerrës së pasmë, etj.
Vozitja dhe përdorimi
Në shpejtësi të moderuara, modeli “S60 R-Design” ofron një vozitje komfore. Nëse rritni shpejtësinë në rrugët e lakuara malore, atëherë motori, fuqia e të cilit bartet me anë të ndërruesit automatik me gjashtë shpejtësi, përgjigjet menjëherë derisa lëvizjet e trupit të automobilit vazhdojnë që të mbesin të balancuara.
Në testimin e bërë në “Thunderhill Raceway Park” në Uillous, Kalifornia, shasia e modelit “R-Design” ka pasur një performancë të shkëlqyeshme edhe në rrugët me kthesa të mëdha. Sistemi i vozitjes 4X4 dhe sistemi i kontrollimit të tërheqjes i mundësojnë shoferit që të marrë kthesat në një mënyrë më agresive.
Cili është misioni i tij?
Edhe pse automobili “S60 R-Design” ka një performansë të mirë të vozitjes në rrugë të paasfaltuara, “Volvo” pranon se nuk bëhet fjalë për një automobil të terrenit. Ajo që është e sigurt, është se frerët, të cilët janë të njëjtit me ata të modelit të rëndomtë “S60”, bëhen të zbutur pasi që të nxehen si rezultat i frenimeve të forta. Kurrë nuk mund të përzihet “S60 R-Design” me një “BMW M3”, por “Volvo” as që pret një gjë të tillë. Në vend të kësaj, prodhuesit kanë dashur që automobili për të cilin e kemi fjalën të ketë ngjashmëri me “BMW 335i xDrive”, apo me një “Audi S4”, ku që të dyja këto vetura janë shumë të mira.
“Volvo” është një markë e cila me të madhe është preferuar nga blerëset (femrat), sidomos për shkak të reputacionit të veturave të saj si vetura të sigurta. Por, modeli “S60” ka sjellë një ndryshim, ku 59% e blerësve të tij aktualë janë meshkuj. “Volvo” shpreson që të rritë shitjen në mesin e meshkujve edhe më shumë me modelin “S60 R-Design”.
Shitja
Automobili “2012 Volvo S60 T6 AWD R-Design” tanimë është në shitje, ndërkaq vjen i pajisur me sistemin e evitimit të ndeshjeve “City Safety” dhe me një garanci pesëvjeçare të mirëmbajtjes. Çmimi është i arsyeshëm, duke filluar nga 35 500 euro.
2012 Volvo S60
T6 AWD R-Design
Çmimi bazë: 35.500 euro
Në shitje: tani
Motori: turbo 3.0-litra DOHC I-6
Fuqia: 325 kuaj-fuqi @ 5400 rpm (rrotullime për minutë)
Tërheqja: 354 lb-ft @ 3000-3600 rpm
Ndërruesi i shpejtësive: 6 shpejtësi, automatik
Vozitja: me të katër rrotat
Dimensionet Gjatësia x gjerësia x lartësia: 462.7 x 186.4 x 148.3 cm
Kapaciteti i gepekut: 339,8 litra
Harxhimet mesatare (qytet/autostradë/të kombinuara): 7.65/11.5/8.9 km/l
- ‘Opel Astra GTC’
- ‘Renault Twingo 1.2 Dynamique’, simboli i ri i kursimtarit urban
- ‘Mercedes SLS AMG’ - automobili me 720 kuaj-fuqi
- “Honda Civic 1.8” i gjeneratës së re
- “Lexus CT 200h”, automobili më i sigurt japonez
- “Rimac Concept One”, super-automobili elektrik kroat
- Gjenerata e dytë e automobilit “Hyundai i30”
- “Peugeot Urban Crossover Concept”
- “Audi” në Panairin e Automobilave në Pekin
- Koncepti “Audi A6 L E-tron”
- Një “anglez” tjetër i madh
- “Mini Cooper S Coupe” - i vogël,
- “Porsche” përgatit modelin “Macan” me 370 kuaj-fuqi
- Fotot zyrtare të konceptit “Citroen Numero 9 Concept 2013”
- “Opel Astra GTC” - automobili i gatshëm për gara
- Automobili i ri “Porsche Cayenne GTS” me 420 kuaj-fuqi
- “Dodge SRT Viper GTS”
- Risia e quajtur “2013 Cadillac SRX”
- “BMW i8 Concept Spyder”
- “BMW X1”, gati për Panairin e Nju Jorkut




ad_d.jpg)

Komente