description

?BMW? seria 6, koncepti ?Gran Coupe?

Publikuar: E marte 22 Qershor 2010, 23:22 0 Komente

Në panairin e automobilave në Pekin, prodhuesi i mirënjohur gjerman i automobilave “BMW”, pa paralajmërim ka paraqitur studimin e ri dizajnor, me emrin “Concept Gran Coupe”. Bëhet fjalë për një trashëgimtar të llojit të vetë të konceptit ‘CS’ nga viti 2007. Pas konceptit “Gran Coupe” fshihet në fakt seria e ardhshme 6, d.m.th. konkurrenti i modelit “Mercedes CLS” dhe i limuzinave të tjera ‘coupe’ të klasës Premium.

Dizajni

Dizajni është tipik për këtë prodhues të automobilave: me mbrojtësit e përparmë të theksuar, me drita të pjerrëta, me kapak të skalitur të motorit dhe me mbarim të sistemit nxjerrës të gazrave në formë katrore. Edhe pse nga ”BMW” nuk e kanë vërtetuar këtë, ekzistojnë pohime se versioni serik i këtij automobili mund të paraqitet në panairin vjeshtor të automobilave në Paris, aq më tepër kur shihet se ky koncept tashmë duket i gatshëm për vozitje. Këtu nuk përfundojnë risitë nga Bavaria. Në të vërtetë, informatat e fundit thonë se “BMW” shumë shpejt do ta paraqesë konceptin “BMW Z2 Roadster”, i cili besohet se, deri në vitin 2013 duhet të paraqitet në prodhim të rregullt.

 

Çmimi

Pritet një çmim prej rreth 30.000 eurosh. Modeli i lehtë ‘roadster’, me kulm klasik që paloset është vendosur në platformën e serisë 1 dhe pritet të ketë një peshë prej vetëm rreth 1.000 kilogramësh, prandaj për këtë shkak janë paraparë motorët e vegjël të benzinës, me 1,6 dhe 2,0 litra. Po ashtu, “BMW” ka filluar që të punojë edhe në modelin hibrid, i cili do të përdorë qelizat e hidrogjenit. Ka shumë pak detaje, por supozohet se bëhet fjalë për kombinimin e motorit klasik të benzinës, qelizave djegëse dhe elektromotorit me 110 kuaj-fuqi.

 

Sistemi i komplikuar i motorëve

Në shpejtësi të vogla, automobili ecë me qeliza djegëse të hidrogjenit, të cilat furnizojnë me fuqi motorin elektrik, d.m.th. rrotat e pasme. Kur paraqitet nevoja për më shumë fuqi dhe shpejtësi më të madhe, në ”lojë” përfshihet edhe motori i benzinës, i cili sjell rrotat e përparme. Të dy motorët mund të punojnë njëkohësisht. Teknologjia e re hëpërhë është duke u testuar në modelin e serisë 1 dhe ka mundësi që të futet në prodhim të rregullt qysh në vitin 2014. As reparti “BMW Motorrad” nuk ka qëndruar duarkryq. Produkti i tyre është koncepti me shenjë të thjeshtë – 6, e cila asocon në llojin e motorit. Kjo motoçikletë vihet në lëvizje nga motori 1,6 litra i cili zhvillon më shumë kuaj-fuqi dhe një moment më të madh rrotullues, pa harxhime shtesë. Në aspektin e dizajnit, “Concept 6” është paralajmërues i një kohe të re për motoçikletat, me pjesë të gjatë të përparme dhe pjesë të shkurtër të pasme, me sistem atraktiv të nxjerrjes së tymit.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve