description

‘Ferrari 458 Italia Spider’

Publikuar: E marte 6 Shtator 2011, 21:00 0 Komente

Se do të prodhohet një version kabriolet i automobilit “Ferrari 458 Italia” tanimë është një gjë që dihet, prandaj edhe shumë revista automobilistike i janë referuar këtij modeli si “i paevitueshmi”. Tani, në ueb sajtin “CheersandGears.com”, përfundimisht janë paraqitur fotot e para të atij që duket se do të jetë versioni final i automobilit “458 Italia Spider”. Sido që të jetë, ky automobil pritet që të paraqitet në sallonin e automobilave në Frankfurt këtë shtator.

Duke supozuar se këto pamje janë të vërteta, e jo pjellë e ndonjë përpunimi me “Photoshop”, mund të thuhet se ende nuk është e qartë se çfarë tavani palosës do të ketë ku automobil.

Modeli “Ferrari California” ka një tavan të fortë palosës, por ai zë një vend të madh kur të paloset (mjafton që të shikohet pjesa masive e pasme e modelit “California”), prandaj ekziston mundësia që, kësaj here, prodhuesi të jetë përcaktuar për një tavan të stofit. E themi këtë, sepse pjesa e pasme e këtij automobili duket të jetë e njëjtë me atë të versionit “coupe”. Nëse megjithatë ekziston një tavan i fortë palosës, atëherë me të vërtetë do të nevojitet një mjeshtëri e madhe që ai të futet në një hapësirë aq të ngushtë. Pritet që të gjitha dilemat të marrin fund pas pak ditësh. Shpresojmë se debutimi nuk do të shtyhet.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve