description

?Fiat Abarth 500 1.4 T-Jet 16V?

Publikuar: E marte 17 Gusht 2010, 21:22 0 Komente

Shikuar nga ana e jashtme dhe e brendshme, duket se nga modeli “Fiat Abarth 500” flet shpirti i viteve 1960, por me një fjalor të ri, bashkëkohor. Gjithçka përkujton atë që ishte dikur, edhe pse tani nuk është plotësisht e njëjtë. Mbrojtësit masivë, që janë për 20 mm më të gjatë nga versioni standard i modelit 500, ‘spojlerët’, gypi i dyfishtë i nxjerrjes së gazrave, gomat e gjera, bile edhe vetë kombinimi i ngjyrave, bëjnë të ditur se kemi të bëjmë me një automobil që ka të bëjë me sport.

E, kur të kapet timoni i trashë, i veshur me lëkurë dhe kur preket ndërruesi i shpejtësive, kur të shikohet treguesi i presionit, krahas komandave të aluminit te këmbët, atëherë blerësi i cili preferon automobilat sportivë e di se gjendet në vendin e duhur. Megjithatë, “Abarth” ka pësuar edhe disa ndryshime konceptuale.

Automobilat që prodhohen sot më shumë i janë përshtatur trafikut të rëndomtë, sesa pistave garuese, e ajo që ofrojnë paraqet një kombinim interesant të sportit dhe komfortit, spartanes dhe luksozes.

Motori me katër ventile për cilindër, me një vëllim punues prej 1.368 kubikësh, me anë të ‘turbo’ mbushësit arrin të zhvillojë 135 kuaj-fuqi me 5.500 rrotullime në minutë. Kjo mjafton që “Fiat Abarth 500” ta arrijë shpejtësinë prej 100 km/h për 7,9 sekonda. Momenti maksimal rrotullues prej 206 Nm arrihet në mënyrën “Sport” – edhe atë me 3.000 rrotullime/minutë.

Mund të thuhet mu metoda e vozitjes “Sport” është ajo e duhura, është fjala magjike e cila një “Fiat 500” relativisht të qetë, e shndërron në një ‘zukatës’ të vogël. Përkundër vozitjes sportive, ky automobil mbetet stabil në kthesa dhe i lehtë për t’u vozitur.

Edhe pse motori i këtij automobili zhvillon vetëm 135 kuaj-fuqi, në kombinim me një masë prej 1.185 kg, respektivisht me një raport fuqi/peshë prej 8.7, ai është i këndshëm në vozitje. Ndoshta vullnetin për ta pasur këtë veturë e zvogëlon paksa çmimi i saj, i cili sillet diku mbi 20.000 euro, apo fakti se ndërruesi i shpejtësive është manual, me vetëm pesë shpejtësi. Do të ishte e mirëpritur edhe shpejtësia e gjashtë, e cila vozitjen në autostradë do ta bënte më komforte. Përfundimisht, tanimë është thënë se kohët kanë ndryshuar, prandaj edhe veturat “Abarth” ofrojnë një komfor solid edhe në udhëtimet e gjata.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve