?Fiat Uno 2011?, vogëlushi i ri urban
Filiali brazilian i “Fiat”-it ka paraqitur modelin e ri “Fiat Uno” për vitin 2011, i cili pritet të dalë jo vetëm në tregjet e Evropës dhe Rusisë, por edhe në tregjet e reja, sikur që është tregu kinez. Automobili i ri “Fiat Uno 2011” është një automobil tipik urban, me dimensione më të vogla, por me mjaft hapësirë për pesë udhëtarë.
Motorët
“Fiat Uno” do të ketë versionet me nga dy motorë, me motor të benzinës me vëllim 1,0 litra dhe me 75 kuaj-fuqi, si dhe motori i benzinës me vëllim 1,4 litra, që zhvillon 85 kuaj-fuqi. Ofrohen edhe tri nivele të pajisjeve: ‘Vivace’, ‘Atractive’ dhe ‘Way’, e në ofertë do të jetë edhe një variant i modelit sportiv të terrenit. Të gjitha këto modele, si karburant mund ta përdorin edhe alkoolin, meqë përdorimi i bioetanolit është i madh në Brazil. Automobili ngreh me rrotat e përparme dhe ka një ndërrues manual me pesë shpejtësi.
Çmimi
Çmimi fillestar i modelit “Fiat Uno” është 11.950 euro (27.350 realë) për modelin “Uno Vivace” me motor prej 1,0 kubik, “Uno Atractive” kushton 13.500 euro (31.080 realë), kurse “Uno Way” me motor prej 1,4 kubikësh 13.900 euro. “Fiat Uno” i ri prodhohet në fabrikën braziliane “Betim” dhe është në shitje që nga fundi i majit, me motorët e rinj ‘fuel-flex’, të cilët mund të përdorin benzinë dhe bioetanol. Me një gjatësi prej 3,77 metrash dhe me gjerësi 1,64 metra, “Fiat Uno” i ri është pozicionuar midis modeleve “Panda” dhe “Grande Punto”.
Prodhimi i modelit të vjetër “Fiat Uno” në Evropë është ndërprerë në vitin 1995, por “Fiat”-i ka vazhduar me shitje të kënaqshme të këtij modeli në pjesët e tjera të botës, sidomos në Amerikën e Jugut. Shefi i “Fiat”-it, Serxho Markione, kah fundi i prillit ka bërë të ditur detajet e planit, sipas të cilit “Fiat”-i dhe “Chrysler”, me forca të përbashkëta, do të prodhojnë 6 milionë vetura deri në vitin 2014. Markione ka theksuar se ky është ‘minimumi’, në mënyrë që një prodhues i automobilave të mund të mbijetojë dhe të përparojë.
Kompania e re ‘FGA’
Kompania e re “FGA” ka për qëllim që ta pozicionojë markën “Jeep” si markë botërore, kurse praninë e “Chrysler”-it në Evropë ta lidhë me modelin “Lancia”. Kurse marka e automobilave “Alfa Romeo” do të lansohet në Amerikën veriore. “FGA” do të mbetet pjesë e kompanisë amë “Fiat”, derisa filialet për prodhimin e kamionëve dhe traktorëve do të bashkohen në një kompani të re, me emrin “Fiat Industrial”, ka thënë Markione. Prodhimi i “Fiat”-it do të duhej të rritet nga 1,6 milionë vetura në vit, sa prodhohen tani, në rreth 2,2 milionë vetura të prodhuara në vit, deri në vitin 2014. Modeli “Alfa Romeo” do të sigurojë rreth 500.000 ekzemplarë, kurse “Lancia”, respektivisht “Chrysler”, rreth 300.000. Plani i zhvillimit të kompanisë parasheh që “Fiat” ta ketë një ‘super mini’ automobil – “Fiat Uno”, i cili do të prodhohet në Brazil, e në vitin 2013 do të lansohet një automobil i ri urban, i cili do ta zëvendësojë modelin e vjetruar “Seicento”.
- “Toyota RAV4 2.2 D-4D”
- “Toyota RAV4 2.2 D-4D”
- Automobili i ri “Porsche 911 Cabrio”
- “Lancia Ypsilon Black&Red”, përbindëshi kuqezi
- “Renault Twingo” i ri në Frankfurt
- “Lamborghini”, me edicione të tjera speciale
- “Opel” vjen me një automobil koncept dedikuar të rinjve
- “Hyundai” vjen me automobilin e ri “i30”
- “Lamborghini Gallardo LP570-4 Super Trofeo Stradale”
- Koncepti “Mercedes F 125!” në Sallonin e Frankfurtit
- ‘Hyundai Genesis Coupe’, thjesht i patëmetë
- Koncepti më i ri nga ‘Audi’ – ‘Urban’
- ‘Ferrari 458 Italia Spider’
- Testimi i ‘Opel Amperas’
- Yjet e BMW që do t’ju lënë pa frymë
- Premiera e modelit Fiat “panda”
- “2012 Volvo S60 T6 AWD R-Design”
- Përfundimisht paraqitet automobili “2013 Volkswagen Up!”
- ‘Opel Insignia 2012’ - me motor të ri dhe me karakteristika kulmore
- Paraqitet modeli i fundit i “Lamborghini”-t




ad_d.jpg)


Komente