description

‘Hyundai Genesis Coupe’, thjesht i patëmetë

Publikuar: E marte 6 Shtator 2011, 21:02 0 Komente

Nëse kohëve të fundit keni vërejtur se disi nuk ju shkon asgjë përdore, atëherë mos u brengosni. Ju duhet vetëm një automobil i ri, në mënyrë që të jeni përsëri në qendër të vëmendjes.

Zgjidhja është e thjeshtë dhe quhet “Hyundai Genesis Coupe”. Bëhet fjalë për një magnet të fuqishëm për sy – nuk ka kalimtar që mund t’i rezistojë.

„Hyundai Genesis Coupe“ është rojtar i traditës së “coupe”-ve me gjak të pastër. Silueta e ultë dhe pjesa e tendosur e pasme, janë vetëm disa nga karakteristikat e tij.

Nëse një automobil i këtillë mund të kritikohet, atëherë me gjasë kritikat mund të bëhen vetëm në lidhje me maskën e përparme, e cila duket disi “e lirë”, jo luksoze. Gjithçka tjetër është në nivel.

 

Pamja e jashtme dhe motori

Linjat e pastra anësore, çojnë deri te pjesa e përsosur e pasme, e cila është luksoze dhe ngjanë në një „Aston Martin“.

Atuja kryesore e këtij automobili gjendet nën haubë – rrafsh 303 kuaj-fuqi! Fuqia vjen nga motori atmosferik i benzinës V6 3,8. ky motor ofron kënaqësinë e vozitjes së fuqishme dhe komode. Momenti rrotullues prej 361 Nm bën që fuqia e motorit të ndihet që në start. Bartja e shpejtësisë bëhet me anë të ndërruesit manual me gjashtë shpejtësi, i cili e bartë fuqinë në boshtin e pasmë. Në dispozicion janë edhe aksesorët në timon, por shumë shpejt bëhet e qartë se nuk kemi pse i përzihemi në punë sistemit automatik. Përshpejtimi është progresiv, i përcjellë nga “ulërima” e motorit. Shpejtësia prej 100 km/h arrihet për vetëm 6,3 sekonda!

 

Vozitja

Gjithçka ndodhë nën syrin e vëmendshëm të ESP-së. Me rastin e vozitjes në kthesa, elektronika menjëherë “vjedh” tërë fuqinë, në mënyrë që automobili të mbetet në asfalt. Është e nevojshme aftësia, por edhe guximi që të shtypet butoni për shkyçjen e ESP-së. Përjetimi me këtë rast është i plotë, sepse “coupe”-ja “gëlltit” kthesat me një stabilitet të paparë. Asgjë nuk mund ta zëvendësojë spektaklin, i cili bëhet nga rrotat e pasme. Problemi i vetëm është harxhimi, i cili gjatë testimit nuk ka rënë nën 15 l/100 km.

Në shpejtësi të mëdha rrëshqet në asfalt pa dridhje dhe pa zhurmë në kabinë. E, nga ana e saj, kabina është luksoze, ulëset janë të mrekullueshme, bile edhe prapa ka vend të mjaftueshëm për dy persona të rritur. Përshtypja deri-diku prishet nga disa pjesë të përbëra nga plastika e zakonshme.

 

Çmimi dhe pajisjet

„Genesis coupe“ me motorin themelor (2,0 turbo, 214 kuaj-fuqi) kushton 29.990 euro. Modeli i testuar kushton më shumë - 34.990 euro. Nëse ju pëlqen eksterieri, atëherë kënaqësia gjatë vozitjes do të arsyetojë çdo euro të shpenzuar.

Lista e pajisjeve elementare, që vijnë me motorin 2,0 turbo, është e gjatë: ulëset sportive të lëkurës përpara, rregullimi elektrik i pozitës së ulëses së shoferit, ngrohja e ulëseve, diferenciali me kufizim të rrëshqitjes, ESP, ABS, EBD, BAS, TCS (kontrolli i rrëshqitjes), pasqyra e brendshme elektro-kromatike, erbegët (të përparmë, anësor, “perdet”), sensorët e pasmë për parkim, sensorët e shiut, shkrirësi i fshesave, xhami i përparmë që absorbon rrezet UV, timoni servo, i lëkurës, pedalet sportive nga alumini, mbyllja qendrore me teledirigjim, disqet e aluminit, klima automatike, sistemi i dyfishtë sportiv i auspuhit, RDS radio + CD + MP3. Modeli i testuar (3.8 V6) vjen me gjashtë altoparlantë, USB, çelësin “hands-free”, audio sistemin “infinity”, tempomatin ...

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve