“Hyundai” vjen me automobilin e ri “i30”
Përgjigjja jug-koreane ndaj “Ford Focus”-it dhe “Volkswagen Golf”-it do të dalë në shitje në tregun evropian në pranverë të vitit të ardhshëm, në versionin “hatchback” me pesë dyer.
Blerësit do të mund të zgjedhin midis motorëve të benzinës 1.4 dhe 1.6 litra, me injektim direkt, si dhe midis motorëve 1.4 dhe 1.6 litra CRDi turbo dizel.
Të gjithë motorët e përmendur shoqërohen nga ndërruesi manual me gjashtë shpejtësi, derisa te versionet më të fuqishme të benzinës dhe naftës, “Hyundai” ofron edhe ndërruesin automatik me gjashtë shpejtësi.
Për herë të parë, kur bëhet fjalë për një model të “Hyundai”-t të kësaj madhësie, “i30” do të ketë erbegë për gjunjë, fare adaptuese, tabelën e instrumenteve me ekran TFT LCD të rezolucionit të lartë dhe frerin elektrik të parkimit, derisa në aksesorët që janë në dispozicion, bën pjesë edhe kulmi panoramik, si dhe sistemi i integruar i navigacionit me ekran 7 inçësh dhe me kamerë në pjesën e pasme të automobilit.
Sikur edhe paraardhësi i tij, automobili i ri “i30” është dizajnuar në qendrën teknike evropiane të “Hyundai”-t në qytetin gjerman Ruselhajm.
Në aspektin e stilit, automobili i ri “i30” paraqet edhe një hap përpara në evolucionin e gjuhës disenjatore të “Hyundai”-t, me enterier dhe eksterier të ngjashëm sikur te seria “i40”.
“Gjenerata e re e automobilit ‘i30’ do të bëhet pjesë karakteristike e familjes ‘Hyundai’”, deklaron Thomas Burkle, disenjatori kryesor në qendrën evropiane teknike të këtij prodhuesi jug-korean.
- ‘Opel Astra GTC’
- ‘Renault Twingo 1.2 Dynamique’, simboli i ri i kursimtarit urban
- ‘Mercedes SLS AMG’ - automobili me 720 kuaj-fuqi
- “Honda Civic 1.8” i gjeneratës së re
- “Lexus CT 200h”, automobili më i sigurt japonez
- “Rimac Concept One”, super-automobili elektrik kroat
- Gjenerata e dytë e automobilit “Hyundai i30”
- “Peugeot Urban Crossover Concept”
- “Audi” në Panairin e Automobilave në Pekin
- Koncepti “Audi A6 L E-tron”
- Një “anglez” tjetër i madh
- “Mini Cooper S Coupe” - i vogël,
- “Porsche” përgatit modelin “Macan” me 370 kuaj-fuqi
- Fotot zyrtare të konceptit “Citroen Numero 9 Concept 2013”
- “Opel Astra GTC” - automobili i gatshëm për gara
- Automobili i ri “Porsche Cayenne GTS” me 420 kuaj-fuqi
- “Dodge SRT Viper GTS”
- Risia e quajtur “2013 Cadillac SRX”
- “BMW i8 Concept Spyder”
- “BMW X1”, gati për Panairin e Nju Jorkut




ad_d.jpg)

Komente