description

?Jeep-at?, makina të ëndrrave

Publikuar: E marte 17 Gusht 2010, 21:25 1 Komente

“Kosova Sot”: Cila veturë ju ngjall kujtime të mira nga fëmijëria juaj?

“Gold Ag”: Kur isha i vogël, atëbotë nuk kishte aq shumë lloje të makinave të mira te ne, por me pëlqenin “Jeep-at”, ne përgjithësi si vetura më të larta.

“Kosova Sot”: A keni pasur frikë kur për herë të parë keni vozitur?

“Gold Ag”: Herën e parë kur e kam provuar veturën nuk më kujtohet saktësisht, por për herën e parë kur e kam blerë veturën e mbaj mend se vozitja më e gjatë ka qenë rrugës nga Veterniku në të hyrë në qytetin e Prishtinës. Frikë nuk kam pasur, por nuk dija shumë gjëra që duhej t’i dinte një vozitës.

 

“Kosova Sot”: Shumë shoferë kur mësohen të vozisin, një kohë të gjatë nuk guxojnë të dalin vetëm me veturë, por e marrin dikë t’i shoqërojë. Ju ka ndodhur kjo?

“Gold Ag”: Jo, asnjëherë! Mbase sepse nuk jam frikësuar asnjëherë në komunikacion. Andaj, edhe nuk më ka ndodhur diçka e padëshiruar.

 

“Kosova Sot”: Cilin operacion e keni pasur vështirë ta përvetësoni?

“Gold Ag”: Kur nuk vozitja, më dukej se shkuarjen mbrapa e kisha paksa të vështirë(rikferc), por pasi bleva automjetin e pashë se ishe gjëja më e lehtë.

 

“Kosova Sot”: Aktualisht, çfarë veture vozisni?

Gold Ag”: Nga fëmijëria, e përmenda se i dëshiroja veturat “Jeep”, ndërsa tash ka shumë të tillë që më pëlqejnë, por nuk më bëjnë përshtypje të madhe. Nuk çmendem pas asnjë veture. Kurse, tani vetura që e kam është ‘BMW 3/C’G, ngjyrë e bardhë, e vitit 2000.

 

“Kosova Sot”: Ju ka ngelur ndonjë veturë në mendje prej atyre që keni pasur?

“Gold Ag”: Veturën e parë nuk e harroj asnjëherë. “Opel Corsa” edhe ajo e vitit 2000. Ajo ishte e para dhe me te jam mësuar të vozis, pa kurrfarë frike.

 

“Kosova Sot”: Çfarë nuk pëlqeni te shoferët në Kosovë?

“Gold Ag”: Është një e keqe që secili shikon të arrijë për vete dhe nuk lodhen fare kush ka të drejtë në komunikacion. Me brengos fakti që bëjnë tollovi pa qenë nevoja. Vetë kërkojnë leje për të kaluar nga ti, e ty nuk të lëshojnë.

 

“Kosova Sot”: Sa dënime keni marrë si shofer para se të bëheshit i falshëm dhe sa pasi keni krijuar famën?

“Gold Ag”: Nuk e shfrytëzoj famën. Ka pasur raste kur më ka dënuar policia dhe pastaj më kanë njohur, mbase edhe i ka rënë pishman. Por, sidoqoftë, asnjërit asnjëherë nuk u them: jam ky, e mos më dëno. Ajo është detyra e tyre. Nëse jam fajtor, le të dënohem: e nëse duan të më falin, atëherë i falënderoj ata.

 

“Kosova Sot”: Sa aksidente keni bërë deri tash dhe a keni qenë ju fajtor?

“Gold Ag”: Fal Zotit, më ka ruajtur deri më tani nga aksidentet të cilat po ndodhin sot. Njëherë, duke ikur për Tiranë jam ndeshur me murin, por aty shkak ka qene tërmeti. Kurse njëherë duke shkuar për në Preshevë, një veturë më ka goditur anash, nga ana ime, por kam shpëtuar dhe ai ishte fajtor. Të them të drejtën e humba disponimin, por kur dola nga makina, siç isha nervoz, e pashë se ai tjetri ishte një hoxhë dhe ndryshova mendjen 100 për qind.

Intervisoi: B. ZYBERI

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • Xenni 03.10.2010 - 20:38

    o gold ag ma i miri je a veq vazhdo se shum kull je hallal te koft se i tere do piliqa me do kang tua te forta halal tung xeni

arkivi i lajmeve