Koncepti më i ri nga ‘Audi’ – ‘Urban’
“Audi” do të lavdërohet për evitimin e përdorimit të fjalës “lëvizshmëri” (“mobility”) në përshkrimin e konceptit “Urban” të lindur në Frankfurt. Vizioni më i ri i automobilave të së ardhmes nga “Audi” premton se do të vazhdojë me përfshirjen e shoferit në këtë proces, por në një mënyrë më të vogël, më të lehtë dhe më të manovruar. Natyrisht, bëhet fjalë për një automobil elektrik.
“Audi” ka paraqitur konceptin “Urban” si një “automobil koncept krejtësisht të ri”, por megjithatë ai rikujton konceptet e tjera hiper-efikase të “VW” gjatë viteve të fundit, sidomos atë “VW Up!”, por edhe ‘L1’ dhe ‘XL1’. Të mos e harrojmë as modelin “Messerschmitt KR200”.
Në këtë “Audi”, dy udhëtarët rrinë ulur sikur pilotët në raketë. Shasia është e bërë nga fibrat e karbonit, ku janë “ngulur” edhe ulëset; timoni dhe pedalet u përshtaten nevojave të shoferit. Ulëset janë të lëvizshme, me qëllim që të ofrojnë një hapësirë pak më të madhe për duar në këtë automobil të ngushtë. Rrotat me madhësi rreth 53 cm dalin jashtë nga trupi i automobilit dhe janë të mbuluara me parafango ku janë të inkorporuara dritat LED.
Për dallim nga konceptet “turbo-diesel 1-Liter”, koncepti “Urban” është paraparë që të bëhet pjesë e segmentit ende të parealizuar të automobilave elektrikë të këtij prodhuesi.
Vetë ky automobil nuk është elektrik në tërësi, por, megjithatë ka dy motorë elektrikë. Bateria litium-jonike shërben për furnizim me energji.
Edhe pse kjo që u tha deri tani është me të vërtetë premtuese, duhet pranuar se ende mungojnë disa informata në lidhje me këtë koncept. “Audi” do të presë deri në sallonin e Frankfurtit, i cili do të mbahet në shtator, për të shpalosur detajet e tjera.
- ‘Opel Astra GTC’
- ‘Renault Twingo 1.2 Dynamique’, simboli i ri i kursimtarit urban
- ‘Mercedes SLS AMG’ - automobili me 720 kuaj-fuqi
- “Honda Civic 1.8” i gjeneratës së re
- “Lexus CT 200h”, automobili më i sigurt japonez
- “Rimac Concept One”, super-automobili elektrik kroat
- Gjenerata e dytë e automobilit “Hyundai i30”
- “Peugeot Urban Crossover Concept”
- “Audi” në Panairin e Automobilave në Pekin
- Koncepti “Audi A6 L E-tron”
- Një “anglez” tjetër i madh
- “Mini Cooper S Coupe” - i vogël,
- “Porsche” përgatit modelin “Macan” me 370 kuaj-fuqi
- Fotot zyrtare të konceptit “Citroen Numero 9 Concept 2013”
- “Opel Astra GTC” - automobili i gatshëm për gara
- Automobili i ri “Porsche Cayenne GTS” me 420 kuaj-fuqi
- “Dodge SRT Viper GTS”
- Risia e quajtur “2013 Cadillac SRX”
- “BMW i8 Concept Spyder”
- “BMW X1”, gati për Panairin e Nju Jorkut




ad_d.jpg)

Komente