“Lamborghini Gallardo LP570-4 Super Trofeo Stradale”
Pas tetë vjetësh, automobili “Lamborghini Gallardo” i është afruar përfundimit të prodhimit të tij, ku me këtë rast, fabrika italiane ka përgatitur për sallonin e automobilave në Frankfurt një edicion special, të limituar, të këtij modeli.
Bëhet fjalë për automobilin “Lamborghini Gallardo LP570-4 Super Trofeo Stradale”, modelin më të fuqishëm dhe më ekstrem serik të “Gallardo”-s, të prodhuar deri më tani. Do të prodhohen vetëm 150 ekzemplarë të këtij automobili.
Pesha dhe shpejtësia
Falë pjesëve nga fibrat e karbonit (duke përfshirë edhe kapakun e motorit, spoilerin e pasmë), “Gallardo LP 570-4 Super Trofeo Stradale” peshon vetëm 1.340 kg (70 kg më pak se “Gallardo LP 560-4”), gjë që dmth se “LP 570-4 Super Trofeo Stradale” ka një raport midis peshës dhe fuqisë prej 2,35 kg për 1 kalë-fuqi.
Sipas të dhënave të fabrikës, “Gallardo LP570-4 Super Trofeo Stradale” ka një përshpejtim nga 0 deri në 100 km/h për vetëm 3.4 sekonda, deri te shpejtësia prej 200 km/h arrin për 10,4 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 320 km/h.
Eksterieri dhe enterieri
Po ashtu, “Gallardo LP570-4 Super Trofeo Stradale” ka edhe një ngjyrë të re, “Rosso Mars” (në ofertë do të jenë edhe ngjyrat “Grigio Telesto” dhe “Bianco Monocerus”, opsionale edhe me kulm të zi), spoilerin e përparmë të zi mat, rrotat e zeza (me goma “Pirelli P Zero Corsa”), difuzorin e pasmë dhe retrovizorët nga fibrat e karbonit, enterierin kuqezi (me alkantarë – lloj materiali, si dhe me detaje nga fibrat e karbonit...), sistemin e frenimit me disqe 365 mm përpara dhe 356 mm prapa (si opsion do të ofrohen edhe frerët e karbonit-qeramikës me disqe 380 mm përpara dhe 356 mm prapa).
Motori dhe dimensionet
Motori V10 me 5.2 litra zhvillon 419 kW/570 kuaj-fuqi, me 8000 rrotullime/minutë dhe 540 Nm të momentit rrotullues, me 6500 rrotullime/minutë (në shoqërim të transmisionit të robotizuar me gjashtë shpejtësi).
Fabrika bën të ditur se harxhimet e kombinuara janë 13.5 litra në 100 km (në qytet 20.4 l/100 km), derisa lirimi i dyoksidit të karbonit është 319 g/km.
Në fund, të dhënat edhe për dimensionet: “Gallardo LP 570-4 Super Trofeo Stradale” është i gjatë 4.386 mm, i gjerë 1.900 mm (pa retrovizorë), i lartë 1.165 mm; distanca ndërboshtore është 2.560 mm, kurse rezervuari i karburantit ka një vëllim prej 90 litrash.
- ‘Opel Astra GTC’
- ‘Renault Twingo 1.2 Dynamique’, simboli i ri i kursimtarit urban
- ‘Mercedes SLS AMG’ - automobili me 720 kuaj-fuqi
- “Honda Civic 1.8” i gjeneratës së re
- “Lexus CT 200h”, automobili më i sigurt japonez
- “Rimac Concept One”, super-automobili elektrik kroat
- Gjenerata e dytë e automobilit “Hyundai i30”
- “Peugeot Urban Crossover Concept”
- “Audi” në Panairin e Automobilave në Pekin
- Koncepti “Audi A6 L E-tron”
- Një “anglez” tjetër i madh
- “Mini Cooper S Coupe” - i vogël,
- “Porsche” përgatit modelin “Macan” me 370 kuaj-fuqi
- Fotot zyrtare të konceptit “Citroen Numero 9 Concept 2013”
- “Opel Astra GTC” - automobili i gatshëm për gara
- Automobili i ri “Porsche Cayenne GTS” me 420 kuaj-fuqi
- “Dodge SRT Viper GTS”
- Risia e quajtur “2013 Cadillac SRX”
- “BMW i8 Concept Spyder”
- “BMW X1”, gati për Panairin e Nju Jorkut




ad_d.jpg)

Komente