?Mercedes CLS Shooting Break?
Edhe pse drejtorët e “Mercedes Benz”-it kishin paralajmëruar se koncepti i ri “CLS Shooting Break” do të paraqitet në sallonin e sivjetmë të automobilave në Pekin, interneti ka qenë më i shpejtë. Kështu, “ylli” i ri me yll tre-rrembash në kapakun e përparmë, në vend se në Kinë, është paraqitur në ueb sajtin zyrtar të kompanisë “Mercedes”. Sipas fotove të para zyrtare, është e qartë se versioni përfundimtar CLS nuk do të ketë ndryshime të mëdha nga ky koncept. Linjat e njohura dhe të pëlqyera do të jenë garanci për ekspertët e “Mercedes”-it se eksperimentimi shtesë nuk është i nevojshëm. Së shpejti pritet edhe paraqitja e versionit të limuzinës, i cili po ashtu do të jetë i pajisur me zgjidhje të ngjashme vizuale dhe mekanike.
Automobili me të cilin kjo veturë do të mund të krahasohet më së shumti është “BMW serie 5 GT”, e sipas fotografive duket se disenjatorët nga Shtutgardi nga shefat e tyre megjithatë kanë marrë më shumë liri, të cilën e kanë shfrytëzuar për linja më atraktive dhe agresive të dizajnit të jashtëm. Enterieri, sikur që na ka mësuar tashmë “Mercedes”, paraqet kombinim të teknologjive kulmore dhe luksit maksimal.
Krahas zgjidhjeve vizuale, drejtorët e kompanisë gjermane kanë zbuluar edhe zgjidhjet që do të përkujdesen për energjinë e novitetit të tyre. Në të vërtetë, “Mercedes CLS Shooting Break” i ri do të vihet në lëvizje nga motori i benzinës me 3,5 litra V6, me 306 kuaj-fuqi dhe me moment rrotullues prej 370 Nm. Në shqyrtim e sipër është edhe motori me 4,6 litra V8 me rreth 435 kuaj-fuqi. Motorët e përmendur të cilët do ta vënë në lëvizje gjeneratën e re “CLS”, sipas të dhënave teknike, do ta zvogëlojnë harxhimin e karburanteve për rreth 25%, e në fillim të shitjes do të ofrohet vetëm ndërruesi automatik me shtatë shpejtësi.
- “Toyota RAV4 2.2 D-4D”
- “Toyota RAV4 2.2 D-4D”
- Automobili i ri “Porsche 911 Cabrio”
- “Lancia Ypsilon Black&Red”, përbindëshi kuqezi
- “Renault Twingo” i ri në Frankfurt
- “Lamborghini”, me edicione të tjera speciale
- “Opel” vjen me një automobil koncept dedikuar të rinjve
- “Hyundai” vjen me automobilin e ri “i30”
- “Lamborghini Gallardo LP570-4 Super Trofeo Stradale”
- Koncepti “Mercedes F 125!” në Sallonin e Frankfurtit
- ‘Hyundai Genesis Coupe’, thjesht i patëmetë
- Koncepti më i ri nga ‘Audi’ – ‘Urban’
- ‘Ferrari 458 Italia Spider’
- Testimi i ‘Opel Amperas’
- Yjet e BMW që do t’ju lënë pa frymë
- Premiera e modelit Fiat “panda”
- “2012 Volvo S60 T6 AWD R-Design”
- Përfundimisht paraqitet automobili “2013 Volkswagen Up!”
- ‘Opel Insignia 2012’ - me motor të ri dhe me karakteristika kulmore
- Paraqitet modeli i fundit i “Lamborghini”-t




ad_d.jpg)


Komente