‘Opel Insignia 2012’ - me motor të ri dhe me karakteristika kulmore
Duke filluar nga paraqitja e tij, automobili “Opel Insignia” ka marrë më shumë se 50 shpërblime, duke përfshirë edhe titullin prestigjioz automobili i vitit. Me motorët e rinj të benzinës dhe me teknologjitë kulmore, “Insignia” është në rrugë të mirë që ta vazhdojë këtë rrugëtim të suksesshëm edhe me modelin për vitin 2012.
Motori
Motori i ri i benzinës me 103 kW/140 kuaj-fuqi, ka vendosur standarde të reja në harxhimin e karburanteve. Motori i ri i benzinës 1.4 turbo ecoFLEX, në kombinim me ndërruesin manual me gjashtë shpejtësi, me teknologjinë ‘Start/Stop’, me karrocerinë aerodinamike dhe me gomat e dimensioneve 225/50 R 17, ka arritur që të bëhet motori më ekonomik në tërë segmentin e automobilave me madhësi të mesme. Me këto performanca, motori “Insignia 1.4 turbo ecoFLEX” siguron një përshpejtim prej 0 deri 100 km/h për vetëm 10,9 sekonda, si dhe një shpejtësi maksimale prej 205 km/h. Modeli më i mirë i “Opel”-it është në dispozicion me këtë motor si limuzinë, apo si “Sports Tourer” – ku me harxhimet prej 5,9 litra në 100 km dhe me lirimin e 139 g/km CO2 – po ashtu vën standarde të reja në segmentin e karavanëve. Motori turbo me vëllim 2 litra, me injektim direkt, në kombinim me një tërheqje kulmore me katër rrotat, hyn në vitin e ri të modelimit me një fuqi të shtuar për 30 kuaj-fuqi.
Harxhimet dhe lirimi i CO2
Së bashku, këto masa zvogëlojnë harxhimin e karburanteve krahasuar me motorët paraprakë. Edhe lirimi i dyoksidit të karbonit është zvogëluar për 45 gramë, duke arritur vlerën prej 134 gramë CO2 për kilometër, gjë që paraqet një zvogëlim të konsiderueshëm. Në të njëjtën kohë, momenti rrotullues është rritur për gati 15%, duke arritur vlerën prej 200 Nm.
Sistemet informative - argëtuese
Sistemet e reja informative-argëtuese “Navi 600” dhe “Navi 900 Europa” janë dukshëm të përparuara krahasuar me versionet e mëparshme, të bazuara në CD ose DVD. Të gjitha hartat janë të ruajtura në kartelat SD, duke pasur mundësinë që të përshtaten me nevojat e blerësit.
Sistemi “Navi 900 Europa” ofron edhe sistemin e njohjes së zërit dhe regjistrimit të rrugës së bërë, me mundësinë e ndarjes së udhëtimeve private dhe zyrtare.
Siguria gjatë vozitjes
“Opel Insignia” e re ofron edhe një përmirësim shtesë, kur është në pyetje siguria. Kamera e përparme e “Opel”-it, deri tash e përdorur për njohjen e shenjave të trafikut dhe për tërheqjen e vërejtjes në rast të lëshimit të rrugës, tash ka edhe funksionin e përcjelljes së distancës midis veturave. Ky sistem kyçet automatikisht duke filluar nga shpejtësia prej 40 km/h dhe i ndihmon shoferit që të evitojë ndeshjet.
Automobili “Opel Insignia 2012” ofron në të njëjtën kohë edhe një komfort të shtuar dhe një elegancë të lartë. Sipas kërkesës, është në dispozicion edhe me lëkurë kualitative “Indian Night”, e cila karakterizohet me bashkimin e lëkurës së zezë të kualitetit të lartë, me lëkurës elegante ngjyrë konjaku.
Luksi
Pamja e eksterierit është përmirësuar me ngjyrën e errët metalike “Luxor”, e cila varësisht nga drita, ka një reflektim të kaltër-vjollcë. Silueta sportive elegante e “Opel Insignia”-s do të përfundojë muajve që vjen, me mundësinë e zgjedhjes së disqeve të rinj të aluminit, me dizajn më të bukur.
- ‘Opel Astra GTC’
- ‘Renault Twingo 1.2 Dynamique’, simboli i ri i kursimtarit urban
- ‘Mercedes SLS AMG’ - automobili me 720 kuaj-fuqi
- “Honda Civic 1.8” i gjeneratës së re
- “Lexus CT 200h”, automobili më i sigurt japonez
- “Rimac Concept One”, super-automobili elektrik kroat
- Gjenerata e dytë e automobilit “Hyundai i30”
- “Peugeot Urban Crossover Concept”
- “Audi” në Panairin e Automobilave në Pekin
- Koncepti “Audi A6 L E-tron”
- Një “anglez” tjetër i madh
- “Mini Cooper S Coupe” - i vogël,
- “Porsche” përgatit modelin “Macan” me 370 kuaj-fuqi
- Fotot zyrtare të konceptit “Citroen Numero 9 Concept 2013”
- “Opel Astra GTC” - automobili i gatshëm për gara
- Automobili i ri “Porsche Cayenne GTS” me 420 kuaj-fuqi
- “Dodge SRT Viper GTS”
- Risia e quajtur “2013 Cadillac SRX”
- “BMW i8 Concept Spyder”
- “BMW X1”, gati për Panairin e Nju Jorkut




ad_d.jpg)

Komente