“Opel” vjen me një automobil koncept dedikuar të rinjve
Opel” është shumë afër asaj që ta marrë rolin kryesor në Sallonin e 64-të ndërkombëtar të automobilave në Frankfurt, me automobilin krejtësisht të ri elektrik, të quajtur “RAK e koncept”.
Vet koncepti hapë një kapitull të ri të tregimit rreth automobilave elektrikë dhe zgjeron rolin e “Opel”-it në krijimin e sistemeve alternative dhe inovative. Të dhënat statistikore kryesore që lidhen me këtë automobil janë 100 kilometra të kaluara me 1 euro, 1/3 e peshës së një automobili të vogël modern dhe shpejtësia maksimale prej 120 km/h.
I inspiruar nga suksesi i “Opel Ampera”-s, ky koncept revolucionar krijon një klasë të re të automobilave të lehtë elektrikë për vozitje urbane, me një lirim të dyoksidit të karbonit të barabartë me zero.
Ky automobil me dy ulëse posedon një potencial të madh të prodhimit, ku do të jetë në dispozicion edhe për shoferët e rinj. Për shembull, gjashtëmbëdhjetëvjeçarët do të mund të fillonin ta vozisnin me kufizimin fillestar të shpejtësisë prej 45 km/h. Nevoja dhjetë herë më e vogël për energji, krahasuar me automobilat e tjerë të vegjël modernë, si dhe shpenzimet e energjisë prej 1 euroje për 100 kilometra të kaluara, paraqesin mënyrën më të mirë të ruajtjes së ambientit, por edhe të xhepit.
“RAK e koncept” është një automobil i lehtë (rreth 380 kg) me dy ulëse, me motor elektrik (49 kuaj-fuqi).
Autonomia me një mbushje të baterive (të cilat mbushen për rreth tri orë) është 100 kilometra, përshpejtimi nga 0 deri 100 km/h zgjatë 13 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 120 km/h.
- ‘Opel Astra GTC’
- ‘Renault Twingo 1.2 Dynamique’, simboli i ri i kursimtarit urban
- ‘Mercedes SLS AMG’ - automobili me 720 kuaj-fuqi
- “Honda Civic 1.8” i gjeneratës së re
- “Lexus CT 200h”, automobili më i sigurt japonez
- “Rimac Concept One”, super-automobili elektrik kroat
- Gjenerata e dytë e automobilit “Hyundai i30”
- “Peugeot Urban Crossover Concept”
- “Audi” në Panairin e Automobilave në Pekin
- Koncepti “Audi A6 L E-tron”
- Një “anglez” tjetër i madh
- “Mini Cooper S Coupe” - i vogël,
- “Porsche” përgatit modelin “Macan” me 370 kuaj-fuqi
- Fotot zyrtare të konceptit “Citroen Numero 9 Concept 2013”
- “Opel Astra GTC” - automobili i gatshëm për gara
- Automobili i ri “Porsche Cayenne GTS” me 420 kuaj-fuqi
- “Dodge SRT Viper GTS”
- Risia e quajtur “2013 Cadillac SRX”
- “BMW i8 Concept Spyder”
- “BMW X1”, gati për Panairin e Nju Jorkut




ad_d.jpg)

Komente