Paraqitet modeli i fundit i “Lamborghini”-t
Këtyre ditëve janë paraqitur informata shtesë në lidhje me “automobilin super sportiv” të “Lamborghini”-t, i cili do të paraqitet, ku tjetër, pos në Sallonin e automobilave në Frankfurt, i cili mbahet muajin që vjen.
Bëhet e ditur se modeli “Gallardo”, i cili vihet në lëvizje nga motori “V10”, është një automobil mbresëlënës. Kjo nuk është karakteristika më interesante e tij, por fakti që bëhet fjalë për “Gallard”-in më të “trentë” të bërë ndonjëherë, i cili do të paraqitet në shtator nga prodhuesi i njohur italian.
“Gallardo” është modeli i cili është prodhuar më së gjati nga “Lamboghini”, ku janë prodhuar më shumë se 10.000 ekzemplarë. Versioni final i trashëgimtarit të “Gallardo”-s do të jetë një version udhëtimi i automobilit të garave “Super Trofeo”, i cili është dizajnuar në pajtim me seritë unike garuese të kësaj marke. Janë prodhuar vetëm 30 ekzemplarë të versionit “Super Trofeo” të “Gallardo”-s. Ai bazohet në modelin sportiv “Gallardo LP 560-4”, por krahas kësaj është përmirësuar me një shasi të përpunuar, me një aerodinamikë të përmirësuar dhe me tërheqje të ngjashme me veturat garuese. I pajisur me ndërruesin e shpejtësive “E-gear”, ku vihet në lëvizje nga motori V10 me 5.2 litra me 562 kuaj-fuqi. Falë përdorimit të bollshëm të materialeve kompozite, pesha e këtij automobili është 1.300 kg, gjë që është për 110 kg më pak krahasuar me “Gallardo”-n standarde dhe 40 kg më pak krahasuar me peshën e modelit “Superleggere”.
Versioni përfundimtar i “Gallardo”-s do të paraqitet muajin e ardhshëm në Frankfurt dhe ai do të prodhohet në përputhje me filozofinë e njëjtë. Kjo sugjeron se versioni final i “Gallardo”-s do të jetë më i fuqishëm, më i lehtë dhe më agresiv sesa çdo “Gallardo” tjetër që është parë deri tani. Përshpejtimi nga 0 deri 100 km/h do të arrihet për vetëm 3 sekonda, kurse shpejtësia maksimale do të jetë rreth 340 km/h.
“Gallardo” do të zëvendësohet vitin e ardhshëm nga “Cabrera”. Krahas kësaj, “Lamborghini” planifikon versionin “roadster” të “Aventador”-it, i cili do të paraqitet në publik kah fundi i vitit 2012.
- ‘Opel Astra GTC’
- ‘Renault Twingo 1.2 Dynamique’, simboli i ri i kursimtarit urban
- ‘Mercedes SLS AMG’ - automobili me 720 kuaj-fuqi
- “Honda Civic 1.8” i gjeneratës së re
- “Lexus CT 200h”, automobili më i sigurt japonez
- “Rimac Concept One”, super-automobili elektrik kroat
- Gjenerata e dytë e automobilit “Hyundai i30”
- “Peugeot Urban Crossover Concept”
- “Audi” në Panairin e Automobilave në Pekin
- Koncepti “Audi A6 L E-tron”
- Një “anglez” tjetër i madh
- “Mini Cooper S Coupe” - i vogël,
- “Porsche” përgatit modelin “Macan” me 370 kuaj-fuqi
- Fotot zyrtare të konceptit “Citroen Numero 9 Concept 2013”
- “Opel Astra GTC” - automobili i gatshëm për gara
- Automobili i ri “Porsche Cayenne GTS” me 420 kuaj-fuqi
- “Dodge SRT Viper GTS”
- Risia e quajtur “2013 Cadillac SRX”
- “BMW i8 Concept Spyder”
- “BMW X1”, gati për Panairin e Nju Jorkut




ad_d.jpg)

Komente