Përfundimisht paraqitet automobili “2013 Volkswagen Up!”
Përfundimisht, kemi një automobil të prodhuar i cili duket sikur koncepti nga i cili e ka prejardhjen. Automobili “Volkswagen Up!” (po, në emrin e këtij automobili përfshihet edhe pikëçuditja) nuk ka devijuar thuajse aspak nga automobili koncept i cili befasoi industrinë e automobilave para katër vitesh, të paktën në aspektin vizual. Sikur edhe origjinali, ky version final do të debutojë në autosallonin e Frankfurtit.
Më i madhi në mesin e të vegjëlve
Përkundër faktit se “Up!” është një automobil i vogël (me një gjatësi prej 354 cm dhe me një gjerësi prej 164 cm – 15 cm më i shkurtër dhe rreth 5 cm më i ngushtë se automobili “Mini Cooper”) “VW” e quan atë “gjigant në mesin e automobilave të vegjël”.
vNjë distancë ndërboshtore prej 242 cm bën që enterieri të jetë mjaft i madh për katër persona të rritur. Nëse palosen ulëset e pasme, atëherë vëllimi i gepekut rritet deri në 962 litra.
“Volkswagen Up!” në fillim ishte paraparë që ta kishte motorin prapa, që të tërhiqte me rrotat e pasme, një gjë që do të kënaqte entuziastët, por më pas planet u ndryshuan. Kështu, automobili në fjalë përfundimisht u prodhua në të ashtuquajturën Platformë të re të vogël të “VW”-së, në bazë të së cilës janë prodhuar shumë automobila të lirë, për vendet e Botës së tretë. Nëse kjo nuk sjell besim, atëherë pritet që të shihen tri modelet “simotra” nga “Skoda” dhe “SEAT”, apo ndoshta edhe nga vet “Audi”. Shumë komponentë do të jenë të përbashkët edhe me “Polo”-n dhe me “Volkswagen”-ët më të mëdhenj.
Motorët
Me modelin “Up!”, konsumatorët do të jenë në gjendje që të zgjedhin jo vetëm midis motorëve të ndryshëm, por edhe midis dy koncepteve krejtësisht të ndryshme shtytëse. (ende nuk është vendosur se a do të dalë ky automobil edhe në tregun amerikan, apo do të shitet vetëm në atë evropian). Versionet e para që do të dalin në rrugë do të ofrojnë dy versione të motorit të ri me vëllim 1.0-litra, me tre cilindra, i cili zhvillon nga 59 deri 74 kuaj-fuqi. I pajisur me një sistem opsional stop/start, harxhimet do të sillen midis 23.3 dhe 23.8 km/l. Ndërruesi standard i shpejtësive do të jetë manual, me pesë shpejtësi. Për vitin 2013 pritet që të dalë në shitje edhe versioni elektrik i automobilit “Volkswagen Up!”. Automobili “E-Up!” do t’ua vështirësonte shumë jetën konkurruesve, si “Smart ED” dhe “BMW i3”. Natyrisht, do të ishte e mirëseardhur një fuqi treshifrore (me më shumë se 100 kuaj-fuqi), si dhe një variant dizel.
Pajisjet
Funksionet komunikuese janë të përfshira në të ashtuquajturën “Pajisje informative-argëtuese portabile” (“Portable Infotainment Device”), një tablet i hijshëm me ekran të ndjeshëm në prekje. “VW” thotë se aplikacionet specifike do t’u mundësojnë blerësve që ta personalizojnë përvojën e tyre vozitëse. Jemi kureshtarë të shohim se çka nënkupton kjo në jetën e përditshme. Ekzistojnë edhe opsione të tjera ‘premium’, sikur që është sistemi për evitimin e ndeshjeve, i cili zvogëlon automatikisht shpejtësinë në rast nevoje.
Pakot e pajisjeve
Sikur që u tha më parë, stili i automobilit “Volkswagen Up!” është shumë i përafërt me atë të automobilit koncept të vitit 2007. Kjo është një gjë shumë e mirë. Kjo nënkupton një dizajn të pastër, bashkëkohor, i cili shoqërohet me një shfrytëzim ideal të hapësirës. “VW” shpreson se modeli i tij i ri – i cili vjen me tri pako opsionale “Take Up!”, “Move Up!” dhe me opsionin kulmor “High Up!”, do të bëhet një automobil jashtë kategorie, pak a shumë sikur “breshka” (Beetle) e mirënjohur. Të paktën në letër, automobili “Volkswagen Up!” ka stilin dhe përmbajtjen për ta arritur një gjë të këtillë. Megjithatë, këtë do ta dimë më sigurt pasi që ky automobil të dalë në tregun evropian, në dhjetor të këtij viti.
- ‘Opel Astra GTC’
- ‘Renault Twingo 1.2 Dynamique’, simboli i ri i kursimtarit urban
- ‘Mercedes SLS AMG’ - automobili me 720 kuaj-fuqi
- “Honda Civic 1.8” i gjeneratës së re
- “Lexus CT 200h”, automobili më i sigurt japonez
- “Rimac Concept One”, super-automobili elektrik kroat
- Gjenerata e dytë e automobilit “Hyundai i30”
- “Peugeot Urban Crossover Concept”
- “Audi” në Panairin e Automobilave në Pekin
- Koncepti “Audi A6 L E-tron”
- Një “anglez” tjetër i madh
- “Mini Cooper S Coupe” - i vogël,
- “Porsche” përgatit modelin “Macan” me 370 kuaj-fuqi
- Fotot zyrtare të konceptit “Citroen Numero 9 Concept 2013”
- “Opel Astra GTC” - automobili i gatshëm për gara
- Automobili i ri “Porsche Cayenne GTS” me 420 kuaj-fuqi
- “Dodge SRT Viper GTS”
- Risia e quajtur “2013 Cadillac SRX”
- “BMW i8 Concept Spyder”
- “BMW X1”, gati për Panairin e Nju Jorkut




ad_d.jpg)

Komente