description

Premiera e modelit Fiat “panda”

Publikuar: E marte 30 Gusht 2011, 21:36 0 Komente

Pas tetë vjetësh, Fiati ka prezantuar gjeneratën e re, të tetën me radhë. Kjo gjeneratë “panda”, e cila premierën e saj do ta ketë në sallonin e automobilave në Frankfurt, përderisa prodhimi do të fillojë në muajin nëntor.

“Panda” e re e cila vjen vetëm në versionin me pesë karrige, është e gjatë 3,65 metra, përkatësisht rreth 12 centimetra më e lartë sesa modeli paraprak, i cili kishte marrë titullin “Automobili Evropian 2004”.

Aty do të vendoset edhe motori i ri prej 0,9-litra “twiner” prej dy cilindrave me 65 dhe 85 kuaj fuqi, si dhe motori tjetër 1,2-litra benzinë, me 69 kuaj fuqi, e po ashtu edhe modelin tjetër 1,3-litra, turbo-dizel me 75 kuaj fuqi. Më pas, gjatë vitit 2 012 do të shfaqen edhe versionet në TNG dhe në metan, si dhe “panda 4x4” dhe “panda abart” me 105 kuaj fuqi. Posedojnë ndërrues manualë të shpejtësive. Ky model ofron shumë dhe duket mjaft simpatik. Prodhuesit theksojnë se ky është model shumë më stabil në krahasim me ata

paraprakë.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve