Prototipi ?2013 Mercedes-Benz SLS AMG E-Cell?
Përkundër asaj se shumica prej nesh mbetemi skeptikë ndaj automobilave elektrikë, duhet të pranojmë se prototipat e fundit janë duke u bërë gjithnjë e më interesant. Dhjetorin e fundit, “Audi” kishte mundësuar testimin e modelit “R8 E-Tron” në Kaliforni, i cili kishte impresionuar me 313 kuaj-fuqi dhe me një performancë e cila kurrë nuk është parë më parë në ndonjë automobil elektrik.
Sikur edhe te modeli “E-Tron”, fuqia e “SLS AMG E-Cell” vjen nga katër motorë elektrikë, një për secilën rrotë. Me 526 kuaj-fuqi dhe me 649 lb-ft të momentit rrotullues, “SLS E-Cell” mund të krahasohet me disa nga super-veturat më të respektueshme.
Mënyrat e vozitjes
Modeli i ri ka disa mënyra të vozitjes, të cilat mund t’i zgjidhni sipas dëshirës. Në mënyrën ‘comfort’, ‘SLS’ tregon anën e tij të butë, duke shfrytëzuar vetëm 40% të fuqisë së motorëve. Në mënyrën ‘sport’, fuqia është më e madhe, me 60% të fuqisë dhe momentit rrotullues. Në mënyrën ‘sport plus’, vjen deri te zhvillimi i 526 kuaj-fuqive. Një mënyrë shtesë, ajo manuale, funksionon si ‘sport plus’ por shkyç plotësisht frenimin regjenerues.
Nëse deri tani keni menduar se veturat elektrike janë kuti qesharake me katër rrotë, pasi që ta shihni këtë veturë, do ta ndërroni mendjen. “SLS E-Cell” arrin shpejtësinë nga 0 në 62 mph (milje për orë) për vetëm 4 sekonda, kurse shpejtësinë prej 130 e arrin për 12 sekonda.
Prototipi “SLS E-Cell” ofron katër mënyra të frenimit regjenerues.
I njëjtë, megjithatë ndryshe
‘AMG’ ka zhvilluar një bosht të përparmë krejt të ri, i cili zëvendëson dizajnin klasik të zakonshëm të SLS-së. Edhe pse karakteri i heshtur, artificial i elektromotorëve mund të jetë i preferuar, megjithatë disi duket jonormale që të mos dëgjosh kurrfarë zhurme të motorit. Natyrisht, bëhet fjalë për një prototip dhe zhvillimi ende nuk ka përfunduar, prandaj nuk mund të thuhet se kjo do të jetë edhe rasti me modelin final.
Sikur edhe modelet normale “SLS”, “E-Cell” është një automobil i madh.
Ky prototip ka bateri litium ionike 48-kWh, por ‘AMG’ shpreson që ta plotësojë këtë veturë me pakon e baterive 60-plus kah, kur të vijë koha për t’iu ofruar blerësve. Koha aktuale e qëndrueshmërisë të baterive është rreth 90 milje, por kjo mund të rritet deri në 130 milje. Pohimet aktuale janë edhe më konservatore: pas 60 miljeve të vozitura, kapaciteti i baterisë ishte ende 30%. Bateritë mund të mbushen tërësisht për vetëm një orë.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, prototipi në fjalë do të dalë në shitje, natyrisht kur nuk do të jetë më prototip, por automobil konkret, në vitin 2012, apo në fillim të vitit 2013, rreth gjashtë muaj pasi që “Audi” ta lansojë modelin “E-Tron”. Ende nuk është thënë asgjë për çmimin, por pa marrë parasysh se a do të jeni të gatshëm që ta paguani çmimin e këtij automobili, kjo nuk do të mjaftojë për blerjen e tij, meqë blerësit potencialë do të jenë të përzgjedhur.
Specifikimet
Lloji i veturës: me motor përpara dhe prapa; me dy dyer, për dy udhëtarë
Çmimi bazë i përafërt: 250,000 euro
Lloji i motorit: katër elektromotorë AC, që së bashku zhvillojnë 526 kuaj-fuqi
Dimensionet
Distanca ndërboshtore: 2 679.7 mm; gjatësia: 4 638 mm; gjerësia: 1 938 mm; lartësia: 1 252 mm
Pesha: rreth 2000 kg
Performancat:
Përshpejtimi nga 0 deri në 62 mph (milje për orë): 4.0 sekonda
Shpejtësia maksimale (e kufizuar): 250 km/h
- “Toyota RAV4 2.2 D-4D”
- “Toyota RAV4 2.2 D-4D”
- Automobili i ri “Porsche 911 Cabrio”
- “Lancia Ypsilon Black&Red”, përbindëshi kuqezi
- “Renault Twingo” i ri në Frankfurt
- “Lamborghini”, me edicione të tjera speciale
- “Opel” vjen me një automobil koncept dedikuar të rinjve
- “Hyundai” vjen me automobilin e ri “i30”
- “Lamborghini Gallardo LP570-4 Super Trofeo Stradale”
- Koncepti “Mercedes F 125!” në Sallonin e Frankfurtit
- ‘Hyundai Genesis Coupe’, thjesht i patëmetë
- Koncepti më i ri nga ‘Audi’ – ‘Urban’
- ‘Ferrari 458 Italia Spider’
- Testimi i ‘Opel Amperas’
- Yjet e BMW që do t’ju lënë pa frymë
- Premiera e modelit Fiat “panda”
- “2012 Volvo S60 T6 AWD R-Design”
- Përfundimisht paraqitet automobili “2013 Volkswagen Up!”
- ‘Opel Insignia 2012’ - me motor të ri dhe me karakteristika kulmore
- Paraqitet modeli i fundit i “Lamborghini”-t




ad_d.jpg)


Komente