“Renault Twingo” i ri në Frankfurt
Ky model do të dalë në treg në fillim të vitit 2012. “Renault Twingo” i ri ka një shenjë më të madhe dhe më të theksuar të diamantit të “Renault”-it në pjesën e përparme, me pjesën e pasme të zezë, e cila e karakterizon edhe më tepër. Dritat e mjegullës dhe treguesit e rrumbullakët të drejtimit tani janë në pozicion pranë maskës së përparme, me faret të cilat kanë një formë të re dhe përmirësojnë pamjen e përgjithshme të modelit të ri. Ngjyrat e reja origjinale, “Fuchsia” dhe “Bermuda Blue”, do të jenë në dispozicion për herë të parë, duke sjellë me vete harenë dhe rininë te ky automobil i ri urban. Po ashtu, në dispozicion do të jetë edhe kulmi elektrik që hapet.
Pjesa e pasme e këtij modeli ka drita të reja, linja të përparuara të karrocerisë dhe një pjesë më të hapur rreth dyerve të pasme dhe pjesëve anësore të automobilit. Mbrojtësi i pasmë është më i rrumbullakët dhe i është bashkëngjitur formës së lakuar të dyerve të pasme. Disqet 17 inçësh nga legura e lehtë e aluminit dhe suspensioni i ri i rrotave po ashtu janë në dispozicion për blerësit. Për enterier, “Twingo” ofron opsionet te përzgjedhja e mbulesave, ku ekziston mundësia e personalizimit.
“Renault Twingo” i ri ofron një hapësirë më të madhe për 22 cm për udhëtarët e pasmë, gjë që e bën njërin nga automobilat më të mëdhenj të kategorisë. Ulëset e pasme janë të ndashme në raportin 50:50 dhe mund të rregullohen ndaras. Kapaciteti i gepekut mund të zgjerohet nga 230 në 959 litra. “Twingo” do të jetë në dispozicion me motorin e ri 1.2 L TCE i cili zhvillon 100 kuaj-fuqi, duke ofruar një moment maksimal rrotullues prej 155 Nm, me harxhime prej 5l/100 km në ciklin e kombinuar të vozitjes dhe me një lirim të dyoksidit të karbonit prej 119g/km.
- ‘Opel Astra GTC’
- ‘Renault Twingo 1.2 Dynamique’, simboli i ri i kursimtarit urban
- ‘Mercedes SLS AMG’ - automobili me 720 kuaj-fuqi
- “Honda Civic 1.8” i gjeneratës së re
- “Lexus CT 200h”, automobili më i sigurt japonez
- “Rimac Concept One”, super-automobili elektrik kroat
- Gjenerata e dytë e automobilit “Hyundai i30”
- “Peugeot Urban Crossover Concept”
- “Audi” në Panairin e Automobilave në Pekin
- Koncepti “Audi A6 L E-tron”
- Një “anglez” tjetër i madh
- “Mini Cooper S Coupe” - i vogël,
- “Porsche” përgatit modelin “Macan” me 370 kuaj-fuqi
- Fotot zyrtare të konceptit “Citroen Numero 9 Concept 2013”
- “Opel Astra GTC” - automobili i gatshëm për gara
- Automobili i ri “Porsche Cayenne GTS” me 420 kuaj-fuqi
- “Dodge SRT Viper GTS”
- Risia e quajtur “2013 Cadillac SRX”
- “BMW i8 Concept Spyder”
- “BMW X1”, gati për Panairin e Nju Jorkut




ad_d.jpg)

Komente