Testimi i ‘Opel Amperas’
Ardhmëria ka filluar. Në fillim të shtatorit në Evropë fillon shitja e automobilit të parë elektrik evropian. Nga fabrikat e “Opel”-it në rrugët e kontinentit të vjetër do të ecë me krenari “Ampera”, modeli revolucionar i cili, duke shfrytëzuar energjinë e baterisë së mbushur, do të mund të bëjë deri në 80 km. Çmimi fillestar i këtij automobili është 42 900 euro, kurse në tregun e rajonit tonë do të mund të paraqitej kah mesi i vitit 2012.
Pajisjet
“Opel Ampera”, limuzinë e kategorisë së mesme, me linjën e saj elegante, që në shikim të parë të lë pa frymë. Ky automobil ka vend për katër persona, kurse numri i dyerve është pesë. Enterieri futuristik i jep një dozë shtesë të elegancës. Në tabelën e instrumenteve vend të veçantë zënë dy ekrane me rezolucion të madh, në të cilët gjendet gjithçka që nevojitet për një vozitje të rehatshme e të sigurt, derisa konsoli qendror është i pasuruar me një numër të madh tastesh. Automobili ndizet duke shtypur një buton, kurse vozitja paraqet tregim më vete, meqë është tepër e pazhurmë, kurse lëvizja thuajse nuk ndihet fare. “Ampera” është i pajisur me një bateri litium-jonike, e cila varësisht nga shpejtësia e lëvizjes, terreni dhe temperatura e jashtme, mund të qëndrojë nga 40 deri në 80 kilometra. Gjatë testimit, është parë se “Ampera” ka kaluar 60 km me “vozitje elektrike”, ashtu që motori i benzinës është ndezur mesatarisht në kilometrin e 59-të.
Harxhimet
Kilometrazhi i cili kalohet me rrymë është më se i mjaftueshëm për një vozitje mesatare në shumicën e qyteteve evropiane gjatë një dite – thonë inxhinierët e “Opel”-it. Çmimi i 1 KWh në Gjermani është 20 qindarka, prandaj del se për 100 km rruge të kaluar, duhet paguar vetëm 3,20 euro. Në nivel vjetor, për 15 000 kilometra të kaluara, duhet ndarë 480 euro. Sa për krahasim, për naftë, e cila në Gjermani kushton 1,45 euro për litër, për të njëjtin kilometrazh, duhet paguar 1 087 euro.
“Ampera” mund të vozitet në katër mënyra. Mënyra e parë është “normal”, e cila aktivizohet me rastin e ndezjes së automobilit. Mënyra e dytë është ajo me emrin “sport”, e cila përdoret gjatë vozitjes më të shpejtë. Mënyra e tretë është “hole” (e cila përdoret për ruajtjen e sasisë së energjisë në bateri) dhe mënyra e katërt “mountain”, e përshtatshme për vozitje në terren malor.
Subvencionet
“Opel Ampera” është testuar në premierën botërore në rrethinë të Hagës. Holanda është vendi kryesor evropian në BE për nga lartësia e subvencioneve që u jepen pronarëve të automobilave ekologjikë dhe ato kapin shumën nga 6 000 deri në 14 000 euro.
Fuqia bartëse
Bateria, në formë të shkronjës T, gjendet në pjesën qendrore të automobilit. Përbëhet nga 288 qeliza litium-jonike në formë të prizmit. Bateria, e vetmja e këtij lloji e cila mund të nxehet dhe të ftohet, peshon 198 kilogramë dhe ka një kapacitet 16 kWh. Për një mbushje të plotë nevojiten 4 orë, në prizën shtëpiake prej 220 voltësh. Pasi që harxhohet bateria, fuqia e motorit të benzinës me anë të gjeneratorit “bartet” në motorin elektronik. Përndryshe, “Opel”-i ofron një garanci prej 8 vjetësh për bateri.
- ‘Opel Astra GTC’
- ‘Renault Twingo 1.2 Dynamique’, simboli i ri i kursimtarit urban
- ‘Mercedes SLS AMG’ - automobili me 720 kuaj-fuqi
- “Honda Civic 1.8” i gjeneratës së re
- “Lexus CT 200h”, automobili më i sigurt japonez
- “Rimac Concept One”, super-automobili elektrik kroat
- Gjenerata e dytë e automobilit “Hyundai i30”
- “Peugeot Urban Crossover Concept”
- “Audi” në Panairin e Automobilave në Pekin
- Koncepti “Audi A6 L E-tron”
- Një “anglez” tjetër i madh
- “Mini Cooper S Coupe” - i vogël,
- “Porsche” përgatit modelin “Macan” me 370 kuaj-fuqi
- Fotot zyrtare të konceptit “Citroen Numero 9 Concept 2013”
- “Opel Astra GTC” - automobili i gatshëm për gara
- Automobili i ri “Porsche Cayenne GTS” me 420 kuaj-fuqi
- “Dodge SRT Viper GTS”
- Risia e quajtur “2013 Cadillac SRX”
- “BMW i8 Concept Spyder”
- “BMW X1”, gati për Panairin e Nju Jorkut




ad_d.jpg)

Komente