Testimi i parë i automobilit ?2011 Porsche 911 GT2 RS?
Drejtpërsëdrejti nga fabrika më e pajisur në Shtutgart vjen përbindëshi i ri. Bëhet fjalë për një model më të fuqishëm (+90 kuaj-fuqi), por më të lehtë (-70 kg) krahasuar me modelin GT2. Premiera botërore e këtij automobili është planifikuar për panairin e automobilave në Moskë, më 25 gusht.
Rrafsh 620 kuaj-fuqi
“Porsche GT2 RS” është automobili më i fuqishëm serik “Porsche” i të gjitha kohëve, sikur që thuhet edhe në deklaratën zyrtare të “Porsche”-së. Dhe, kjo është e vërtetë, meqë motori bi-turbo me vëllim prej 3,6 litrash zhvillon rrafsh 620 kuaj-fuqi.
Krahasuar me modelin “GT2”, fuqia është rritur për 90 kuaj-fuqi, kurse pesha është zvogëluar për 70 kg, gjë që dmth se “GT2 RS” ka një raport peshë-fuqi prej 2,21kg/kuaj-fuqi, gjë që mund të thuhet se bindshëm është raporti më i mirë peshë-fuqi në klasën e vet.
Peshë dhe harxhime
më të vogla
Zvogëlimi i peshës, si produkt anësor ka pasur edhe një zvogëlim të lehtë të harxhimeve mesatare të deklaruara zyrtarisht në raport me “GT2”. Harxhimet mesatare janë deklaruar në vlerën 11,9l për 100 km (lirimi i dyoksidit të karbonit është 284 g/km), respektivisht, bëhet fjalë për një zvogëlim të harxhimeve prej 5%.
Motori
Sa i përket motorit, ende kemi të bëjmë me një motor ‘bokser’ me gjashtë cilindra, me vëllim 3,6 litra, në vend të varianteve 3,8 dhe 4,0 litra që hasen në versionet “GT3”. Me gjeometrinë e tij të ndryshueshme, ‘Twin turbo’ e bartë fuqinë e tij në boshtin e pasmë me anë të ndërruesit manual me gjashtë shpejtësi. Në boshtin e pasmë gjenden gomat që janë bërë apostafat për modelin “GT2 RS” dhe që kanë dimensione 325/30 ZR19 dhe të cilat janë përgjegjëse për shndërrimin e fuqisë në lëvizje. “GT2 RS” përshpejton nga 0 në 100km/h për vetëm 3,5 sekonda, nga 0 në 200 për 9,8 sekonda, derisa për përshpejtimin nga 0 në 300 km/h nevojiten 28,9 sekonda. Shpejtësia maksimale është deklaruar të jetë 330 km/h.
Sistemi frenues
Për frenim është i ngarkuar sistemi frenues i karbon/qeramikës “PCCB”. Nuk duhet harruar pa përmendur as sistemin “PSM” për kontrollin e stabilitetit, i cili përkujdeset që automobili të vazhdojë të qëndrojë në rrugë edhe kur shoferit i mungon talenti.
Përdorimi i bollshëm i komponentëve të karbonit (respektivisht i komponentëve të përforcuar me karbon) bën që “GT2 RS” të dallohet nga modelet e tjera të kësaj game, duke përfshirë edhe modelin “GT2”. Aty janë edhe disqet speciale “GT2 RS”, me vidë qendrore, si dhe shenjat e veçanta që gjenden në kapakun e motorit dhe në dyer. Për stabilitet gjatë vozitjes me shpejtësi më të mëdha është i ngarkuar ‘spoileri’ i pasmë që është për 10 mm më i lartë, por edhe ‘spoileri’ i përparmë më i ultë.
Enterieri dhe çmimi
Në brendësi është vënë theksi te karakteri sportiv i automobilit: dollapët nga fibrat e karbonit, panelet e holla të dyerve...
“2011 Porsche 911 GT2 RS” do të prodhohet vetëm në 500 ekzemplarë, kurse për blerësit evropianë do të jetë në dispozicion nga shtatori i vitit 2010, me një çmim prej 199.500 eurosh, pa tatime. Blerësit amerikanë do të duhet të presin deri në tetor, që ta shtinë në dorë këtë hata prej veture. Çmimi në tregun gjerman (me tatim) do të jetë 237.578 euro.
“2011 Porsche 911 GT2 RS”
Çmimi bazë: 237.578 euro
Motori gjendet prapa, RWD, 2 udhëtarë, ‘coupe’ me dy dyer.
Motori: 3.6 l/ 620 kuaj-fuqi/516-lb-ft ‘turbo’ DOHC, 24 valvule
Ndërruesi i shpejtësive: manual me gjashtë shpejtësi
Pesha: 1 383.45 kg
Distanca ndërboshtore: 2.34 metra
Gjatësia x gjerësia x lartësia: 4.46 metra x 1.85 metra x 1.28 metra
Përshpejtimi nga 0 në 100km/h: për 3,5 sekonda
Harxhimet mesatare qytet/autostradë: 6.8 km/l; 9.7 km/l
Lirimi i dyoksidit të karbonit: 295.94 g/km.
- “Toyota RAV4 2.2 D-4D”
- “Toyota RAV4 2.2 D-4D”
- Automobili i ri “Porsche 911 Cabrio”
- “Lancia Ypsilon Black&Red”, përbindëshi kuqezi
- “Renault Twingo” i ri në Frankfurt
- “Lamborghini”, me edicione të tjera speciale
- “Opel” vjen me një automobil koncept dedikuar të rinjve
- “Hyundai” vjen me automobilin e ri “i30”
- “Lamborghini Gallardo LP570-4 Super Trofeo Stradale”
- Koncepti “Mercedes F 125!” në Sallonin e Frankfurtit
- ‘Hyundai Genesis Coupe’, thjesht i patëmetë
- Koncepti më i ri nga ‘Audi’ – ‘Urban’
- ‘Ferrari 458 Italia Spider’
- Testimi i ‘Opel Amperas’
- Yjet e BMW që do t’ju lënë pa frymë
- Premiera e modelit Fiat “panda”
- “2012 Volvo S60 T6 AWD R-Design”
- Përfundimisht paraqitet automobili “2013 Volkswagen Up!”
- ‘Opel Insignia 2012’ - me motor të ri dhe me karakteristika kulmore
- Paraqitet modeli i fundit i “Lamborghini”-t




ad_d.jpg)


Komente